Truk i lirë për t’i eliminuar njollat nga mobiliet, madje edhe ato më të forta

Patjetër duhet ta provoni, është shumë e thjeshtë.

Ekziston një truk i thjeshtë, por gjenial se si të pastroni mobiliet e punuara me mikrofibra dhe t’i ktheni në gjendjen fillestare!

Nuk ju janë të nevojshme mjete të shtrenjta për pastrim, as shumë kohë.

Mirëpo, për të pasur rezultate kulmore, veprimin është e nevojshme ta bëni dy herë, të parin me një pastrues, pastaj me pastruesin tjetër.

Përbërësit: Alkool, ujë i distiluar, sfungjer i pastër (preferohet i ri), një shishe me spërkatës.

Para se të filloni pastrimin, mobiliet duhet mirë t’i pastroni me thithëse pluhuri. Në shishe me spërkatës qitni alkool dhe spërkatni pjesën e mobilieve. Merrni sfungjerin e pastër dhe fërkojeni njollën. Pjesa e parë është përfunduar!

Kur alkooli t’i ketë eliminuar njollat nga pijet, ushqimet, pluhuri dhe ndyrësitë, do të mbeten vetëm njolla uji.

Lani po këtë shishe dhe në të qitni ujë të distiluar. Sërish spërkatni mobiliet, fërkoni me leckë të thatë derisa të zhduken gjurmët e ujit.

Pjesët e mobilieve të cilat i keni pastruar mos i përdorni së paku dy orë, ndërkaq rezultatin fantastik do ta shihni vetëm atëherë – kur sërish të thahen.

Shkruar Nga
More from Revista User

Horoskopi 16 Korrik 2017

Dashi Humori juaj do të jetë i lartë pavarësisht zënkave dhe tensioneve...
Read More