Trump-Bota-Ballkani-Rama/ Labirinti pro dhe antiamerikan i Tiranës


Pozicionimi i Shqipërisë në rebusin e marrëdhënieve ndërkombëtare pas ardhjes së Trump ka ndezur debatin e një krisjeje të mundshme të aleancës strategjike me Shtetet e Bashkuara.

E ardhmja e trazuar në BE, interesat tanë në Ballkan dhe zgjedhja mes Europës dhe Amerikës. ‎Arsyet e votës në OKB dhe a do të kemi pasoja? Flasin Tonin Gjuraj, Albert Rakipi dhe Mustafa Nano

Nga Sebi Alla – Shqipëria rreshtohet me Europën e Bashkuar kundër propozimit të presidentit amerikan Donald Trump për njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet të Izraelit.

Mbajtëm “radhën” në mbrëmjen e së enjtes për ta hedhur votën tonë brenda shumicës së 128 vendeve të botës që rrëzuan deri në dërrmim propozimin e Donald Trump.

Një votë më pak apo më shumë e Shqipërisë në hambarin e madh, nuk do të ndikonte, por tashmë jemi të pozicionuar.

Ndonëse jo me emër të përveçëm, me votën tonë për disa skeptikë mund të jemi bërë armik i mikut tonë strategjik, Amerikës.

“Të gjitha këto kombe që marrin paratë tona dhe më pas votojnë kundër nesh në Këshillin e Sigurimit, potencialisht më vonë mund të votojnë kundër nesh edhe në asamble”, ka thënë Trump në Shtëpinë e Bardhë.

“Ata marrin miliona dollarë, ndoshta edhe miliarda dhe më pas votojnë kundër nesh. Le të votojnë kundër nesh. Do të kursejmë shumë para.

Nuk na intereson”, ka shtuar Trump. Këtu Shqipëria ka ç’të humbë, dhe jo vetëm në vlera monetare, por përkrahjen e SHBA-së, nëse presidenti do të vijojë me “hakmarrjen e vogël” dhe të mbajë shënim të gjitha shtetet që i dolën kundër, ashtu sikurse ka premtuar.

Nga ana tjetër, kemi bërë një “aleat” që thuhet se e kemi pasur gjithnjë, siç është blloku i Bashkimit Europian.

“Shqipëria i është përmbajtur konsensusit ndërkombëtar mbi Jeruzalemin, bazuar në një numër të konsiderueshëm dokumentesh të OKB-së, përfshirë një numër rezolutash të Këshillit të Sigurimit, dhe i është bashkuar pozicionit të përbashkët të shumicës dërrmuese të vendeve anëtare të BE-së, duke i qëndruar koherente qëndrimit e saj te linjëzuar me Bashkimin Europian”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme shqiptare.

Ndërsa lajmet kryesore në mediat botërore mbetet vota kundër propozimit të Trump, në Shqipëri po luhet politikisht.

Nuk kanë munguar reagimet, duke e konsideruar Ramën si një person që mban qëndrim kundër interesave të vendit dhe kundër aleatit tonë strategjik SHBA-së. Presidenti i vendit Ilir Meta, përfaqësues të LSI-së dhe PD-së e konsiderojnë votën e Shqipërisë kundër propozimit të Trump gati si një “tradhti” kombëtare dhe mosmirënjohje për rolin e madh që ka luajtur SHBA në ndihmën ndaj Shqipërisë dhe pavarësisë së Kosovës.

Përtej konfliktit lokal politik, ka edhe një realpolitikë globale dhe vala e saj mund të mos e përfshijë Shqipërinë.

Në këtë lumë të madh politik, reagimesh, kundër-reagimesh dhe debate ditore ka ardhur edhe qëndrimi i Ambasadës së SHBA-së në vendin tonë.

“Deklarata e Presidentit afirmoi realitetin e tanishëm dhe historik të Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit.

Shtetet e Bashkuara pranuan të vërtetën e thjeshtë se Jeruzalemi është qendra e legjislaturës, kryeministrit dhe gjykatës së lartë të Izraelit. Ne do të vazhdojmë të punojmë për paqen.

Një proces që shpresojmë do të ofrojë rezultatin më të mirë si për popullin izraelit ashtu dhe atë të palestinez”, thuhet në njoftimin për shtyp.

Në këtë qëndrim të ambasadës, nuk lexohet asgjë nën rreshta për të kuptuar qejfmbetjen për votën kundër të Shqipërisë.

Por vendi ynë e tha fjalën e saj, ndërsa një pjesë e analistëve politikë mendojnë se vota e Shqipërisë në OKB nuk ishte e gabuar dhe se nuk do të ketë ndikim në marrëdhëniet mes dy vendeve.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Da Vinçi i madh: Piktura e tij thyen çdo rekord botëror!

“Salvator Mundi” i Leonardo da Vinçit është bërë vepra artit më e...
Read More