Trump dekreton uljen e taksave të miratuar nga Kongresi

Presidenti amerikan, Donald Trump dekretoi sot uljen e taksave për kompanitë dhe familjet, të miratuar nga Kongresi këtë javë dhe që do të fillojë të aplikohet prej vitit 2018.

Drejtuesi nënshkroi ligjin në Zyrën Ovale para mediave, para se të nisej në pushime në Mar-a-Lago, në Florida.

“Ne do të presim deri më 7-8 janar për një ceremoni zyrtare, por të gjitha televizionet pyesnin nëse do ta mbaja premtimin dhe do ta dekretoja ligjin para Krishlindjeve, kështu që menjëherë kërkova që të përgatitej”, deklaroi ai.

“Një familje mesatare prej katër persona që fiton 75000 dollarë, do të shikojë uljen e taksës prej më shumë se 2000 dollarë”, shtoi ai.

“Ata do të fillojnë t’i shohin ndryshimet në muajin shkurt”, shtoi ai.

Kongresi, me maxhorancë republikane, e miratoi këtë ligj të mërkurën.

“Reforma më e madhe e fiskalitetit që prej një gjenerate është tashmë e nënshkruar në ligj”, theksoi drejtuesi republikan i Dhomës së Përfaqësuesve, Paul Ryan, në një komunikatë.

“Ashtu si premtuam, amerikanë do të fillojnë vitin me një kod të ri taksash”, shtoi ai.

Shkruar Nga
More from Revista User

Anija shqiptare në Libi me klandestinë

Anija “Envi 1” në të cilën 5 marinarë nga Shqipëria janë të...
Read More