Trump: Do të fillojë një hetim i madh ndaj mashtrimit me vota

nbc-fires-donald-trump-after-he-calls-mexicans-rapists-and-drug-runners

Presidenti amerikan Donald Trump, ka premtuar se një hetim i madh ndaj mashtrimit me vota do të fillojë.

Trump më herët pati pohuar se miliona vota ilegale ishin hedhur për Hillary Clintonin, transmeton Exprerss.

Presidenti i ri ka thënë se hetimi do të përfshijë personat e regjistruar për të votuar në dy shtete, dhe ata që janë ilegalë.

Po ashtu, ai ka thënë se hetimi do të përqendrohet në “ata që u regjistruar për të votuar por që nuk janë gjallë (e shumë prej tyre që një kohë të gjatë)”.

Trump pati pohuar se deri në pesë milionë njerëz votuan ilegalisht për Hillary Clintonin, megjithëse nuk ka ofruar asnjë dëshmi për këtë.

“Varësisht nga rezultatet, ne do t’i forcojmë procedurat e votimit,” ka thënë Trump.

Shkruar Nga
More from Revista User

Horoskopi, 22 janar 2017

Dashi 21/3 - 20/4 Ditë mjaft harmonike dhe e mbushur me emocione...
Read More