Trump do të kërkoj nga evropianët të blejnë gaz nga SHBA-të e jo Rusia

Presidenti amerikan, Donald Trump, do t’i inkurajoj liderët e vendeve të pjesës lindore të Evropës, që janë të shqetësuar për varshmërinë e tyre në energjinë ruse, që ta shfrytëzojnë rastin dhe të furnizohen me gaz natyror nga Shtetet e Bashkuara.

Këto komente pritet të bëhen gjatë vizitës së tij në Poloni, kanë thënë zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë.

Gjatë viteve të fundit, Moska e ka ndërprerë furnizimin me gaz gjatë mospajtimeve për çmim me vendet fqinje në muajt e dimrit.

Aktualish, Shtetet e Bashkuara kanë filluar të transportojnë gaz në gjendje të lëngët për të parën herë në Poloni dhe zoti Trump do tu thotë aleatëve në Poloni se ai dëshiron ta lehtësojë sa më tepër procedurën që kompanitë amerikane të dërgojnë gaz në pjesën lindore dhe qendrore të Evropës, kanë thënë zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë.

Shkruar Nga
More from Revista User

A mund të paditet Presidenti Trump për pengim të drejtësisë?

Gazeta “The New York Times” njoftoi se Presidenti Donald Trump i kishte...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.