Trump do të takohet me Kim Jong Un? Por shikoni çfarë thotë Shefi i CIA-s për këtë…

 

A do të sjellë një zgjidhje diplomatike të problemeve apo gjërat do të mbesin njësoj? Kjo është pyetja që shumë shtrojnë, gjithnjë nëse Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump do të takohet me liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un, apo “njeriun e vogël raketë”, siç ai e quante. Në lidhje me këtë takim ka folur sot për “U.S.News” shefi i CIA-s, Mike Pompeo, i cili ka thënë se “Gjithçka po ndodh nuk është një teatër. Trump ka për qëllim të zgjidhë problemet”.

Sipas tij, “Shtetet e Bashkuara të Amerikës presin që Pheniani të ngrijë testet bërthamore dhe ato me raketa. Objektivi është një denuklarizim total dhe i verifikueshëm”,- shpjegoi Pompeo.

Megjithatë nuk është ende e qartë nëse Kim Jong Un-i është i gatshëm të braktisë arsenalin e tij bërthamor si dhe nuk dihet se çfarë ai pret në këmbim nga Presidenti Trump.

Nuk dihet gjithashtu se çfarë do të lëshojë Presidenti Trump, i cili e përshkruan veten si një mjeshtër të negocimit.

Lajmin për takimin mes tyre e njoftoi këshilltari koreanojugor për sigurinë, Chung Eui Yong. Ai u shpreh se Kim e ka ftuar presidentin amerikan dhe ai e ka pranur ofertën. Takimi pritet të zhvillohet deri në muajin maj.

Konflikti për programin atomik koreajugor u shkallëzua vitin e kaluar deri në kërcënime të dyanshme për luftë mes SHBA dhe Koresë së Veriut.

Ushtria koreaoveriore testoi disa herë raketa atomike dhe një bombë atomike në fillim të shtatorit, duke shkelur disa rezoluta të Këshillit të Sigurimit. Nga fillimi i këtij viti të dyja palët përpiqen për afrimin.

Pjesëmarrja e Koresë së Veriut në Lojërat Olimpike Dimërore ishte një shenjë e rëndësishme e çtensionimit.