Trump i kërcënohet Koresë Veriore me “zjarr dhe ashpërsi”

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se Koreja Veriore “do të ballafaqohet me zjarr dhe ashpërsi” nëse përsëri u kërcënohet Shteteve të Bashkuara.

“Më së mirë është që Koreja Veriore të mos u kërcënohet mëtutje Shteteve të Bashkuara”, u tha mbrëmë vonë zoti Trump gazetarëve dhe ka shtuar se “ata do të ndeshen me zjarr dhe ashpërsi, që bota nuk e ka parë kurrë”.

Këtë vërejtje presidenti Trump e bëri pas raportit të së përditshmes, Washington Post, ku citohen zyrtarët e inteligjencës së Shteteve të Bashkuara, se Pheniani e ka prodhuar një kokë miniaturale atomike, që mund të vendoset brenda raketave të veta, i cili është hap madhor i përpjekjeve të këtij vendi për tu bërë fuqi komplete bërthamore.

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara më 5 gusht në mënyrë unanime ka vendosur sanksione kundër Koresë Veriore, që kanë për qëllim të bëjnë presion ndaj Phenianit, për ta përfunduar programin e vet atomik.

Në muajin korrik, Koreja Veriore i ka testuar dy raketa balistike ndërkontinentale, duke pretenduar se tash ka kapacitet për ta goditur tokën e Shteteve të Bashkuara.

Shkruar Nga
More from Revista User

Horoskopi ditor, e martë 28 shkurt 2017

Dashi Dita e sotme nuk do jete as e shkëlqyer, por as...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.