Trump-it i prezantohet ideja e vrasjes së diktatorit korean, si zgjidhje ndaj kërcënimeve nukelare

diktatori-korean-kim-jong-un

Këshilli i Sigurisë Kombëtare i ka thënë presidentit amerikan Donald Trump se mundësitë e tij për t’u marrë me kërcënimet bërthamore të Koresë së Veriut përfshijnë vrasjen e diktatorit të saj, Kim Jong-un, dhe vendosjen e programit nuklear të SHBA-ve në Korenë e Jugut, thotë një raport i ri.

NBC, duke cituar të lartë zyrtarë ushtarakë dhe të zbulimit amerikan, tha se dy skenarë janë zhvilluar para takimeve të Trump këtë javë me presidentin kinez Xi Jinping.

Zyrtarët amerikanë shpresojnë se udhëheqësit kinezë duan të bindin aleatin e tyre – nëpërmjet sanksioneve apo diplomacisë.

Nëse shteti mashtrues vazhdon në rrugën e tij aktuale, mundësitë janë shumë të forta që ideja e Këshillit të vihet në fuqi.

Shkruar Nga
More from Revista User

Horoskopi ditor, e shtunë 22 prill 2017

Dashi Dite shume e favorshme ka për te qene kjo e sotmja...
Read More