Trump “jomiqësor” ndaj myslimanëve në SHBA

Shumica e myslimanëve në Shtetet e Bashkuara mendojnë se presidenti Donald Trump është “jomiqësor” ndaj tyre, porse 92 përqind e të anketuarve thonë se “ndjehen krenarë” që janë amerikanë.

Sondazhi i Qendrës amerikane të Kërkimeve Pew po ashtu thotë se rreth gjysma e myslimanëve amerikanë të anketuar kanë thënë se kanë marrë mbështetje nga amerikanët e tjerë për faktin se janë myslimanë.

Anketa është kryer në periudhën 23 janar – 2 maj, 2017 dhe është bërë përmes telefonit me të rritur myslimanë që jetojnë në SHBA.

Pyetjet janë bërë në gjuhën angleze, arabe, farsi dhe urdu.

Prejse ka marrë detyrën në janar, Trump ka bërë përpjekje t’iu ndalojë përkohësisht hyrjen në SHBA vizitorëve nga disa vende me shumicë myslimane.

Këtë vit, për herë të parë gati në 20 vjet, Shtëpia e Bardhë nuk ka organizuar Darkën e Iftarit gjatë muajit të Ramazanit.

Shkruar Nga
More from Revista User

Ndërron jetë politikania e adhuruar në Indi

Mijëra njerëz po bëjnë homazhe për J Jayalalitha, një prej politikaneve me...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *