Trump: Masakra e Armenisë një prej krimeve më të rënda të shekullit 20

trump

Presidenti amerikan, Donald Trump shkaktoi nervozizmin e Turqisë duke e cilësuar masakrën e Armenisë në vitin 1915 si një prej krimeve më të rënda të shekullit të 20.

Ai u rezervua në përdorimin e termit gjenocid.

Me rastin e 24 prillit, data e përvjetorit të gjenocidit, presidenti amerikan iu bashkua komunitetit armen të Amerikës dhe në mbarë botën në zi për humbjen e jetëve të pafajshme.

“Sot, ne kujtojmë dhe nderojmë kujtimin e atyre që vuajtën gjatë në një prej masakrave më të mëdha të shekullit 20”, shtoi ai në një komunikatë.

“Ne duhet të kujtojmë krimet për të shmangur që ato të mos ndodhin sërish”, nënvizoi Trump.

“Në vitin 1915, një milionë e gjysmë armen u dëbuan, masakruan në vitet e fundit të Perandorisë osmane”, kujtoi Trump.

Armenët theksojnë se një milionë e gjysmë prej tyre janë vrarë në mënyrë të vazhdueshme dhe historianë të shumtë si dhe më shumë se 20 vende përfshirë dhe Francën kanë njohur se atje ka pasur një gjenocid.

Turqia vetë ka konfirmuar se bëhej fjalë për një luftë civile që u rëndua nga uria dhe ku 300 000 apo 500 000 armenë dhe po aq turq kanë humbur jetën.

Shkruar Nga
More from Revista User

Aksidenti me vdekje në Vlorë

Prokuroria e Vlorës ka kërkuar sot arrestimin e të riut që shkaktoi...
Read More