Trump nis turneun e fitores në perëndim të SHBA

trump_ne_avion

Donald Trump nisi të enjten një turne fitoreve në Amerikën e mesme dhe perëndimore, me ndalesën e parë në Indiana për të trumpetuar marrëveshjen për të ruajtur rreth 2000 vende pune që pritej të zhvendoseshin në Meksikë, si dhe për të folur në një miting gjigant në Ohio.

Një prej premtimeve kryesore të fushatës së presidentit tashmë të zgjedhur, ishte ruajtja e vendeve të punës për punonjësit e thjeshtë. Ai do të shoqërohet në turne nga zëvendës-presidenti i zgjedhur Mike Pence, i cili po mbyll detyrat e tij si guvernator i Indianas dhe gjithashtu ishte pjesë e marrëveshjes për ruajtjen e vendeve të punës në fabrikën gjigante të aparateve për ajrin e kondicionuar.

“Bëhemi gati të lëmë Shtetin e Madh të Indianas për takuar njerëzit punëtore të kompleksit  Carrier A.C,” shkuante Trump në rrejtin Twitter.

Carrier, ka thënë se do të ruajë vendet e punës në prodhimin e furrave të gazit në Indianapolis, pa dhënë shumë detaje të paktit.

Shkruar Nga
More from Revista User

Irlanda bëhet me kryeministrin më të ri dhe homoseksualin e parë

Irlanda është bërë me kryeministër të ri Leo Vardakar, i cili me...
Read More