Trump paralajmëron ‘dhunë nga krahu i majtë’ nëse demokratët fitojnë zgjedhjet e ndërmjetme, u nxori kartonin e kuq mediave…

Presidenti i SHBA-ve Donald Trump ka paralajmëruar se politikat e  tij do të përmbysen me dhunë nëse demokratët fiytojnë zgjedhjet e ndërmjetme të nëntorit.

Ai u tha liderëve Evangjelikë se vota ishte një referendum mbi lirinë e fjalës dhe besimit dhe se këto kërcënoheshin nga njerëz të dhunshëm.

Ai u apeloi grupeve conservative kristiane për ndihmë, duke thënë se ata ishin një votë larg humbjes së gjithçkaje.

Zgjedhjet e ndërmjetme shihen gjerë3sisht si një test për popullaritetin e presidentit.

Z.Trump është përballur me publicitet negative pasi pasi ish-avokati i tij dhe ish-shefi i fushatës u dënuan më herët këtë muaj.

Një regjistrim audio i një takimi me dyer të mbyllura mes z. Trump dhe liderëve Evangjelikë  në Shtëpinë e Bardhë, rrodhi për mediat e SHBA-ve.

Gjatë takimit, z.Trump tha se zgjedhjet e ndërmjetme nuk ishin vetëm një referendum për të, por gjithashtu “oër fenë tuaj, një referendum mbi fjalën e lirë dhe mbi Amendamentin e Parë [që garanton liritë bazë]”.

“Nuk është një çështje pëlqimi ose mospëlqimi, problemi është se ata do të përmbysin gjithçka që ata kanë bërë dhe se ata do ta bëjnë shpejt dhe dhunshëm. Dhe dhunshëm. Aty ka dhunë. Kur sheh Antifan – ataq janë njerëz të dhunshëm,” tha ai.

Antifa – shkurtim për antifashistët – i referohet një grupi protestuesish ekstremisht të majtë të cilët luftojnë ideologjitë ekstremisht të djathta dhe përplasen rregullisht me demonstrues të djathtë.

Presidenti i SHBA-ve i ka kritikuar më parë grupimet e majta,  duke thënë se ka patur dhunë në shumë anë pasi një nacionalist i bardhë vrau një demonstrues të krahut të majtë në një protest nacionaliste të bardhësh në Charlottesville vitin e kaluar.

Duke iu përgjëruar lidërve Evangjelikë për të përdorur influencat e tyre për të bërë votuesit për vete, z.Trump u tha atyre se ata kishin “fuqi të jashtëzakonshme”.

“Në këtë dhomë, ne kemi njerëz që u predikojnë thuajse 2000 milion njerëzve. Varet se për të cilën të dielë po flasim,” tha ai.

“Diçka fare e vogël: Si të thuash Gëzuar Krishtlindjet apo jo? Nuk mund të thuash ‘Gëzuar Krishtlindjet’,” shtoi ai, sipas raportimeve të mediave amerikane.

Çfarë rrezikohet në zgjedhjet e ndërmjetme?

Vetë presidenti Donald Trump nuk është për ri-zgjedhje, por aftësi e tij për të qeverisur në dy vitete e fundit do të përcaktohet  nga rezultati i zgjedhjeve të 6 nëntorit.

Të gjithë 435 anëtarët e Shtëpisë së Përfaqësuesve, 35 vende nga 100 anëtarët e  Senatit dhe 36 nga 50 guvernatorë shteti, bashkë me shumë zyrtarë shtetërorë dhe lokalë janë për zgjedhje.

Republikanët aktualisht mbajnë pushtetin në të dy dhomat Kongres dhe Shtëpinë e Bardhë. Por disa demokratë kanë parashikuar një valë blu.

Të martën, një kandidat democrat i krahut të majtë mundi centristët që ishin në pozita më të mira për trë fituar garën kryesore të partisë së tij dhe do të qëndrojë kundër kandidatit të favorizuar nga Donald Trump.

Andreë Gillum, që është aktualisht kryebashkiaku i Tallahesee, do të konkurojë me Ron DeSantis. Nëse zgjidhet, z. Gillum do të ishte guvernatori i parë me ngjyrë i Floridas.

Presidenti amerikan Donald Trump u nxori kartonin e kuq medieve të pranishme, pas takimit me kreun e FIFA-s, Gianni Infantino, në Shtëpinë e Bardhë.

Infantino ishte i ftuar special në Uashington, aty ku kreu i trupës qeverisëse të futbollit botëror dhe Trumpi diskutuan për Kupën e Botës të vitit 2026, që do të bashkorganizohet nga Shtetet e Bashkuara, Kanadaja dhe Meksika.

Infantino kishte ardhur me dhurata në kryeqendrën e SHBA të martën, teksa 48-vjeçari i dhuroi një fanellë, sikurse edhe kartonët e verdhë e të kuq, mes shumë sendeve të tjera.

Bosi i FIFA-s tha mes të qeshurave se Trump mundet të përdorë kartonët gjatë takimeve të ardhshme me mediet.

“Edhe një gjë – u shpreh Infantino. – Ju e dini, në futboll ne kemi edhe arbitra apo jo? Ata kanë edhe kartonët, të verdhin dhe të kuqin. I verdhi është për paralajmërim, e kur do të përjashtosh dikë… (tregon kartonin e kuq), ndaj mund të jetë e dobishme në të ardhmen, nuk e di”.

“Po, është shumë mirë. Më pëlqen”, u kundërpërgjigj Trump, i cili menjëherë guxoi t’i nxirrte kartonin e kuq të mbledhurve në sallën e shtypit të Shtëpisë së Bardhë.

Kupa e Botës do të rikthehet në SHBA për herë të parë që prej vitit 1994.

“Futbolli ka bërë një rrugë kaq të gjatë. Dua të falënderoj Gianni Infantinon që ishte këtu, ai është president i FIFA-s dhe një njeri shumë i respektuar. Futbolli duhet të jetë një nga sportet me rritjen më të shpejtë në botë, ndaj puna që keni bërë ju është fantastike, Gianni”,- u shpreh Trump.

Donald J. Trump

@realDonaldTrump

 
 
Shkruar Nga
More from Redaksia

E dinte magjistare, helmon vjehrrën dhe rrëfehet tek hoxha, por ai…

  Gjashtë ditë pas vrasjes se Lirije Lamit, Marjana Cmeta, asokohë 20...
Read More