Trump për këngëtaren Madona: Është e shpifur

Presidenti i SHBA-së Donald Trump flet me një gjuhë urrejtjeje për Madonën “armiken e tij”.

Në një intervistë për “Fox” Trump tha për Madonën se ishte “e shpifur”

“Sinqerisht është e shpifur. Ka dëmtuar kauzën” tha Trump duke iu referuar pozicionit që Madona mbajti gjatë marshimit të grave një ditë pas përurimit të tij si president i SHBA-së.

Madona ishte e pranishme, mes 500 protestuesve, ku këndoi përpara audiences së gjerë kundër Trump­‑it.

Ikona e muzikës gjithashtu tha para turmës në Washington: “Jam tmerrësisht e zemëruar dhe mendoj shpesh të hedh në erë Shtëpinë e Bardhë. Por kjo nuk do ndryshoj asgjë. Nuk mund të biem në dëshpërim”.

trump-madonna-1

Shkruar Nga
More from Revista User

Çekia nuk pranon më migrantë

Çekia nuk do të pranojë më migrantë ashtu siç pritet prej saj...
Read More