Trump përfundon udhëtimin e tij jashtë SHBA-ve

trump

Presidenti amerikan, Donald Trump u largua dje pasdite nga Sicilia, që ishte vizita e tij e fundit e udhëtimit të tij të parë jashtë vendit, ku vizitoi Arabinë Saudite, Izraelin, Romën dhe Brukselin.

Presidenti republikan që nuk morri pjesë në asnjë konferencë për shtyp gjatë gjithë këtij turi tetë ditor, ngriti lartë përparimet e jashtëzakonshme të arritura gjatë këtij udhëtimi për të promovuar sigurinë dhe zhvillimin e SHBA-së, të miqve dhe aleatëve të saj.

“Këtë javë bëmë shumë miq të mirë”, shtoi ai në përfundim të samitit të G7-tës në Taormina të Sicilisë, ku diskutimet ishin shumë të ashpra, në veçanti për çështjet e klimës.

“Paqja nëpërmjet forcës. Është ajo që do të kemi. Ne do të kemi shumë forcë dhe shumë paqe”, ritheksoi ai Trump.

Ai edhe këtë herë kritikoi, sikurse të enjten në Bruksel, anëtarët e Aleancës që nuk mbajnë angazhimet e tyre në çështjet e shpenzimeve ushtarake.

“Kjo është e padrejtë për taksapaguesit amerikanë. Ne jemi krejtësisht pas NATO-s, por duam që të trajtohemi në mënyrë të barabartë”, vazhdoi ai.

Shkruar Nga
More from Revista User

Shenja kryesore që tregon se e keni gjetur gruan me të cilën do ta kaloni tërë jetën

Nuk është e lehtë të gjeni dikë me të cilin/cilën do të...
Read More