Trump shkarkon këshilltarin e sigurisë

Pak ditë pas shkarkimit nga detyra të Rex Tillerson si sekretar i shtetit, presidenti Donald Trump, vazhdon luftën për largimin e personave që nuk ndajnë të njëjtat qëndrime me të.

Me anë të një postimi në Twitter, ai njoftoi edhe ikjen e zëvendës këshilltarit kombëtar për sigurinë, HR McMaster dhe zëvendësimin e tij me ish-ambasadorin amerikan në OKB, John Bolton.

Shkarkimi i radhës shënoi një tronditje tjetër në ekipin e Trump të politikës së jashtme. Mediat shkruajnë se kreu i Shtëpisë së Bardhë po ristrukturon kabinetin e tij me këshilltarë, të cilët ndajnë pikëpamje të njëjta me të dhe që e drejtojnë politikën e jashtme drejt një rrjedhe më agresive.

Kjo ndodh vetëm pak jave para takimit historik të Trump me liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un.

John Bolton e ka mbështetur vazhdimisht Trump për sulmet ndaj Koresë së Veriut dhe Iranit. Ai  ka një karrierë të pasur. Gjatë administratës së George Bush, Bolton ka mbajtur postin e ish-ambasadorit të SHBA në Kombet e Bashkuara, ndërsa së fundmi është analist i Fox News dhe figurë e njohur në Uashington për pikëpamjet e pandryshuara mbi shumë çështje globale.

Bolton është shprehur entuziast për bashkëpunimin me presidentin për t’i bërë Shtetet e Bashkuara më të sigurta dhe më të fuqishme.

Deri më tani mbi 40 emra dhe mbështetës të fuqishëm të presidentit Trump, kanë dhene dorëheqjen që ne vitin 2016, kur ai fitoi zgjedhjet presidenciale. Mes të larguarve janë Michael Flyn, James Comey, Sean Spicer, Steve Bannon, etj.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Rusët në zgjedhje me ushqim dhe ‘arinj polarë’ në qendrat e votimit

  Skena shumëngjyrëshe paraqiten ditën kur rusët votojnë për zgjedhjet presidenciale dhe...
Read More