Trump s’ndalet përballë Koresë së Veriut, deklarata e fundit ngjall frikë

Presidenti i SHBA Donald Trump ka deklaruar qazrtazi edhe një herë se çdo negociatë potenciale me Penianin është e tepërt, duke thënë në një postim në Twitter se një qasje diplomatike ndaj ambicieve bërthamore të Koresë së Veriut nuk ka funksionuar kurrë.

“Presidentët e mëparshëm dhe administratat e tyre kanë biseduar me Korenë e Veriut për 25 vjet, kanë bërë marrëveshje dhe shpenzuar shuma të mëdha parash”, tha Trump në Twitter duke shtuar se “kjo nuk ka funksionuar”

Sipas tij, “vetëm një gjë do të funksionojë”, pa dhënë ndonjë hollësi ose pa shpjeguar se çfarë konkretisht do të thoshte.

Deklaratat e fundit të fundit të Trump vijnë vetëm një javë pasi ai i tha sekretarit amerikan të shtetit Rex Tillerson se ishte “duke humbur kohën duke u përpjekur të negociojë me burrin e vogël të raketave”, duke iu referuar udhëheqësit të Koresë së Veriut Kim Jong-un.

Shkruar Nga
More from Revista User

Çfarë flet ngjyra e flokëve tuaja për ju?

Femrat me flokë të zeza janë kreative, ndërsa bjondet nuk kanë problem...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.