Trupi ndryshon kur dashuroni: 9 mënyra të pabesueshme se si ndikon dashuria tek ne!

couple

Humbja e përqëndrimit dhe gjumi janë vetëm disa nga ndryshimet e mahnitshme.

A e dini se një person i dashuruar duket në mënyrë të veçantë i kënaqur dhe i lumtur, por i keni më pak të njohura ndryshimet që ndodhin me trupin. Të biesh në dashuri nuk nënkupton vetëm aktivizimi i “fluturave” në bark, ajo funksionon më mirë se një pilulë për dhimbje, ëmbëlson shijen e ushqimit dhe ngadalëson ritmin e zemrës.

Ja 9 ndryshimet vërtetë interesante që shkaktojnë pasion brenda trupit:

Truri ndryshon aktivitetet në sekondë

Dashuria në shikim të parë zakonisht tingëllon si një klishe, apo një emërtim i tillë si në filmat hollivudian romantikë, por ky është hapi i parë i të rënit në dashuri. Dashuria aktivizon më shumë se 12 zona të trurit dhe rezultati është një ndjenjë e të qenit në dashuri ndryshon në sekondë.

Zemra ngadalëson trurin

Pasioni ndikon në nivelin e hormoneve, gjë që mund të ngadalësojë presionin e gjakut dhe rrahjet e zemrës.

Humbni gjumin

Rezultatet kanë treguar se një person në periudhën e dashurisë, humb përafërsisht rreth një orë të gjumit. Arsyeja për këtë është se duke menduar për të dashurin ju qëndroni zgjuar dhe humbni gjumin.

Dhimbja në trup zvogëlohet

Dashuria në tru aktivizon të njejtët receptorë që veprojnë si analgjetikë, barëra kundër dhimbjeve.

Ju plakeni nga harresa

Gjatë dashurisë, në tru lirohet oksitocina – hormoni i dashurisë, që bllokon të kujtuarit dhe memorien. Rezultati është ndjenja e mungesës dhe harresës.

Aktivizohet xhelozia

Situata në të cilën ju nuk mund të kontrolloni veten, kur shihni të dashurin tuaj në një bisedë me një femër tjetër janë shenjat e para të dashurisë së vërtetë. Është vërtetuar se dashuria ndikon në ndjenjën për të mbrojtur të dashurin, ose me fjalë tjera ajo aktivizon xhelozinë.

Ushqimi bëhet i ëmbël

Gjatë studimeve në të cilën janë hulumtuar studentët e dashuruar, iu është dhënë detyra të provojnë ushqime të ndryshme dhe të vlerësojnë shijen e tyre. Rezultatet ishin të papritura, dhe të gjithë ishin pajtuar se ushqimi dhe pijet që kishin konsumuar kishin pasur shije më të ëmbël.

Ju humbni përqëndrimin

Të menduarit e pandërgjegjshëm rreth partnerit ndikon shumë në aftësitë tuaja të punës, tregojnë hulumtimet duke humbur fokusin dhe mungesën e kryerjes së detyrave.

Zëri bëhet më i lartë dhe më i hollë

Gjatë një bisede me një mashkull që keni ndjenja të rezervuara, zëri i një femre merr një frekuencë më të lartë dhe bëhet i hollë.

Shkruar Nga
More from Revista User

Papa Françesku paralajmëron kundër “terrorizmit të thashethemeve”

Papa Françesku foli me një grup priftërinjsh dhe murgeshash nga Bangladeshi lidhur...
Read More