Trupi ynë flet, ja si ta dëgjosh atë që ai ka për të thënë

Të bësh paqe me vetë veten përmes një ndërgjegjësimi të madh të fizikut, ndryshosh raportin me trupin dhe jetën është e mundur

Raporti që na lidh me trupin tonë është metafora e përditshme për të na vënë në kontakt me jetën tonë dhe mund të na ndihmojë për të gjetur një celës që të kalojmë frikërat tona; në fakt shpesh, vështirësitë e ushqimit janë spiuni i dickaje që nuk shkon mirë brenda trupit tonë.

Mjafton fjala: Dieta? Brrrrr! Në qoftë se prej vitesh kërkojmë të humbim peshë, por vetëm fjala dietë na ngjall imazhin e një burgu, duhet të ndryshojmë në mënyrë radikale mënyrën si i interpretojmë ngjarjet: të fokusohemi në aspektet pozitive në vend të atyre negative që janë fondamentale. Ta braktisim fjalën dietë dhe ta zëvendësojmë me një mendim të ri pozitiv, si për shembull “të jesh në formë”. Të vihesh në kontakt me një nevojë të re të trupit tonë do të jetë shumë e lehtë.

Dëshirë legjitime: E dimë të gjithë: rregullat shumë strikte stimulojnë efektin e kundërt duke gjeneruar një mendim të ngulët mbi atë që e klasifikojmë si të “ndaluar”. Fjalëkalimi? Ta zëvendësojmë! Në qoftë se kemi dëshirë për ëmbëlsira është e nevojshme ta plotësosh këtë dëshirë pa e eleminuar, më tepër duke u larguar nga një version gjithashtu i shijshëm, por me më pak kalori apo e vërtetë. Kur trupi mësohet me shije të reja lehtësisht veprohet mbi llojin e stimulimit pa ndryshuar rezultatin final, kështu truri ynë do të përpiqet që të lidhë shijen e ëmbël relative me ushqime të ndryshme si për shembull fruta, kos, fruta të thata, pa dyshim më të shëndetshme dhe me më pak kalori.

Pa detyrim: Një shëtitje e thjeshtë në ajër të pastër përshpejton metabolizmin, ndikon në prodhimin e vitaminës D, kryesore në parandalimin e osteoporozës dhe na lejon të lidhemi me burimet tona të brendshme, duke bërë të mundur një qetësim të madh të organizmit. Një gjysmë ore aktivitet fizik cdo ditë na mjafton: rruga për të shkuar në zyrë ose pas darke janë pretekste shumë të mira për dalë jashtë shtëpisë.

Mendim i mrekullueshëm: Në shoqërinë perëndimore gëlltiten sasi të mëdha ushqimi, pothuajse gjithmonë në mënyrë të vetëdijshme, ndërsa murgjit kanë një rregull për ata që janë në rolin e kuzhinierit: mendoni vetëm për atë që jeni duke bërë. Ndërkohë që presim, gatuajmë, pjekim vërejmë gjestet tona sepse po përgatisim ushqimin për vete dhe për gjithë familjen. Një mënyrë e re jetese e fuqisë sonë është të reflektosh në kuptimin e mirënjohjes ndaj ushqimit dhe jeta afrohet me nevojat e organizmit dhe trupit tonë.

Këtu dhe tani: I vetmi moment i vërtetë që kemi për të vepruar, për të bërë ndryshimin, për të jetuar është e tashmja. Të vazhdosh të mendosh për të kaluarën dhe të projektosh të ardhmen nuk të shërben për asgjë. Në qoftë se e lëm ëveten të lirë për të dëgjuar në thellësi do të zbulojmë që trupi ynë nuk është një armik, do të vazhdojmë të bëjmë paqe me veten tonë dhe do të gjejmë shijen për vitalitet, humor të mirë dhe energji.

Shkruar Nga
More from Revista User

Getoari bëhet lajm në mediat italiane, pas këngës së tij më të re

“Një himn që nuk dihet se sa ironik është, për ish-kryeministrin tonë,...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *