Tsipras në PE: Mbështesim dialogun e vazhdueshëm me Shqipërinë

Kryeministri grek Aleksis Tsipras fjalen e tij në Parlamentin Europian e ka përqëndruar tek dialogu, integrimi evropian dhe zgjidhja e mosmarrëveshjeve në rajon.

Tsipras tha se mbështet dialogun e vazhdueshëm me Shqiperinë ndërsa marreveshjen pas 26 vitesh me Mqedoninë e konsideron model per vendet e tjera.

“Duam të mbështesim integrimin europian të fqinjve tanë, me marreveshjen e Prespës, dhe dialogun e vazhdueshëm me Shqipërinë”.

Sipas kreut të qeverisë greke marrëveshja e arritur për emrin e Maqedonisë është një model se si mund të zgjidhen mosmarrëveshjet në rajonin tonë.

“Me këmbënguljen tonë arritëm marrëveshjen historike të Prespës si dhe kemi realizuar dialogun e vazhdueshëm me Shqipërinë. Pas 26 vitesh nacionalizëm destruktiv ia dolëm të flasim me Zaev dhe të kemi një marrëveshje me diplomaci dhe pa përdorimin e forcës.

Kjo marrëveshje mund të jetë një model për vendet e tjera. Të ndryshojmë kapitull duke arritur në një marrëveshje me interes reciprok, pa ndërhyrjen dhe ushtrimin e fuqisë por bazuar në diplomaci dhe dialog”.

Pjesa e parë e fjalës së Tsipras u përqëndrua tek përpjekjet e qeverisë dhe popullit grek për të kapërcyer krizën e borxheve.

Kryeministri grek u shpreh optimist se vendi ia ka dalë që nga pjesë e problemit të BE-së të behet pjesë e zgjidhjes, megjithëse shumica ishin skeptikë për suksesin në fillim të mandatit qeverisës.

Shkruar Nga
More from Redaksia Read More