Tsipras për Merkel: Dhimbjet e krizës do të shërohen

grecia-mais-uma

Kryeministri grek Alexis Tsipras i tha të premten kancelares gjermane Angela Merkel se vendi i tij është në prag të një rritjeje të fortë ekonomike që do të shërojë dhimbjet e krizës së viteve të shkuara nga masat e shtrëngimit financiar. Gjatë vizitës së tij në Berlin, Tsipras prezantoi progresin e bërë nga Greqia në lidhje me reformat ekonomike të kërkuara nga Gjermania, si ekonomia më e fuqishme e Bashkimit Evropian dhe komanduese e financave të BE, një situatë që e ka kthyer Merkel në një figurë të urryer për një pjesë të grekëve.

Greqia po debaton aktualisht me kreditorët e saj për kushtet e huave të shpëtimit, teksa të enjten sfidoi legjislacionin ekonomik duke akorduar shpërblime fundviti për pensionistët. Tsipras u tha gazetarëve para takimit me Merkel se do të informonte kancelarin për vrullin pozitiv të ekonomisë së Greqisë dhe arritjen impresionuese me objektivat e të ardhurave. “Parashikimet e ekonomisë greke janë pozitive për sivjet”, tha Tsipras, duke shtuar se autoritetet prisnin një rritje prej 2.7 për qind në 2017 dhe 3.1 për qind në 2018.

Kryeministri tha më tej se vendi kërkon të shërojë dhimbjet e krizës dhe të lehtësojë të gjithë ata që kanë sakrifikuar për shumë vjet në emër të Evropës, duke iu referuar pensionistëve. Ndërsa Merkel tha se vendimet për çështjen greke vendosen nga tre institucionet kryesore të negocjatave si Komisioni Evropian, Banka Qendrore Evropiane dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, por vlerësoi prezantimin e kryeministrit duke thënë se raporti do të merrej në konsideratë në diskutimet.

Shkruar Nga
More from Revista User

Tragjeditë kombëtare, provë për reagimin e Presidentit Trump

Çdo presidenti amerikan vjen një moment që i duhet të marrë rolin...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.