Turizmi në Shqipëri, risitë dhe sfidat për vitin 2018

2018 mund të cilësohet si viti i turizmit shqiptar. Kjo vetëm për numrin e madh të turistëve që kanë vizituar vendin tonë, por edhe për faktin se institucionet shtetërore tashmë kanë nisur të shikojnë problemet në sy dhe mbi të gjitha të japin zgjidhje.

Ky vit ka nisur me një shifër rekord të rritjes së numrit të turistëve. Në tre muajt e parë të këtij viti kemi rreth 70 mijë turistë më shumë se vetëm një vit më parë. Dhe duhet të kemi parasysh rritja turistike me 12.5 për qind më shumë, i përket sezonit dimëror.

Këto të dhëna u bën publike nga ministri i Turizmit, Blendi Klosi në Konferencën e Unionit të Operatorëve Turistikë.

Por ndryshe nga sa jemi mësuar që të dëgjojmë vetëm shifra dhe të dhëna fiktive, Klosi ka ngritur disa shqetësime.

Ai e nisi fjalën e tij me pyetjen që duhet të na shqetësojë sot të gjithë; “Cili është mekanizmi që na siguron mirë-menaxhimin e interesit gjithmonë e më të lartë të turistëve të huaj në Shqipëri? Cila është formula që na garanton zhvillimin e qëndrueshëm turistik në vend.”

Ai vijoi më tej duke thënë se “të gjithë e dimë që suksesi i një turizmi afatgjatë është e thënë me fjalë shumë të thjeshta: Rikthimin jo vetëm të vizitorëve, por të pushuesve, pra atyre që kanë zgjedhur të kalojnë pushimet në Shqipëri!

Kjo do të na garantojnë dy statistika shumë të rëndësishme: Rritja e ditëve të kaluara në Shqipëri dhe rritja e parave të shpenzuara në vendin tonë.

Duhet të jemi të qartë: Të ndahemi nga epoka ku sektori privat turistik është munduar të tërheqë turistë në konkurrencën gjithmonë e më të egër globale, dhe sezon pas sezoni ti kënaqet asaj që iku me frikën e asaj që vjen sezonin tjetër”.

“Smile Albania” është risia e këtij viti. Në këtë projekt do të jenë edhe 1000 të rinj të angazhuar në promovimin e Shqipërisë turistike dhe sensibilizimin e turistëve, vendas veçanërisht, për mbajtjen pastër të ambientit.

Ndërkohë përfaqësues të unionit turistik shqiptar, turizmi i përqendruar më së shumti në atë bregdetar ka një ka një kontribut afro 27 për qind në Prodhimin e Brendshëm Bruto.

E ndërsa listohen rreth 2300 fshatra me potencial turistik, vetëm pak prej tyre janë të aksesueshëm nga pikëpamja e infrastrukturës.

Për ketë qeveria ka ndërmarrë programin 100 fshatrat dhe të incentivave në agroturizëm duke synuar diversifikimin e ekonomisë rurale dhe rritjen e mirëqenies në fshat duke nxitur zhvillimin e produkteve që do kontribuojnë për një ofertë më të pasur turistike.

Shkruar Nga
More from Revista User

Rrëzohet avioni i Ministrisë ruse të Mbrojtjes në Siberi

Një aeroplan IL-18 që i përket Ministrisë së Mbrojtjes, është rrëzuar në...
Read More