Turqi, gjendet statuja e perëndeshës në rrënojën e anijes së mbytur

perndesha_turke_nen_uje

Një pjesë e një skulpture gjigante të një perëndeshe u gjet në fundin e detit të Turqisë jugperëndimore. Vepra 2,700 vjeçare u zbulua nga arkeologët që po kërkonin në rrënojën e një anijeje 43 metra thellë të zbuluar në nëntor 2016.

Aktualisht ata kanë gjetur vetëm këmbët dhe pjesën e poshtme të perëndeshës qipriote, teksa po kërkohet pjesë e sipërme. Kërkuesit e Universitetit Dokuz Eylül po gërrmojnë tashmë në brigjet e Bozburun, në detin Marmara për relika të tjera mesdhetare. Profesori Harun Ozdas tha se ishin gjetur dhe skulptura të tjera balte terra-cotta.

“Civilizimet mesdhetare kanë avancuar duke lënë gjurmë në detet. Me anë të këtyre gjurmëve të gjetura ne do të studiojmë civilizimet që kanë jetuar pranë brigjeve tona”, tha ai.

Ozdas tha se mezi po priste zbulimin e plotë të skulpturës. “Kur pastruam rrethinat dhe zbuluam këmbët e skulpturës u emocionuam shumë. Perëndesha ka një veshje dhe ne e dinim se skulptura të tilla ndërtoheshin në dy pjesë. Besojmë se dhe pjesa tjetër është pranë të parës”, shtoi ai.

Shkruar Nga
More from Revista User

Ky produkt shkatërron 90 për qind të kancerit në zorrën e trashë

Kanceri në zorrën e trashë është një nga llojet më të shpeshta...
Read More