Turqia blen sistemin kundërajror rus, Putin: A është krim?!

Në Forumin e 22-të Ekonomik Ndërkombëtar në Shën Petersburg, gjatë një takimi me gazetarë, Presidenti rus, Vladimir Putin solli në vëmendjen vendimin e Ankarasë zyrtare për blerjen e sistemit kundërajror rus.

“Gjithnjë e më shumë shtete që janë u bëhet presion. Tani bëhet fjalë për blerjen e sistemit tonë të mbrojtjes ajrore S-400. Në të vërtetë, shumë e çuditshme.
 
Turqia si anëtare e NATO-s, ka vendosur të blejë sistemin S-400, për të cilin pa ekzagjerim mund të them se është sistemi më i zhvilluar dhe më i mirë i këtij lloji në botë dhe çfarë tani? A është ky një krim?”, ka thënë Putin.
 
Gjatë fjalës së tij Putin vuri në dukje presionin e SHBA ndaj Turqisë për të bllokuar shitjen e avionëve të gjeneratës së pestë F-35 për shkak të blerjes së sistemit kundërajror rus, raporton agjensia turke e lajmeve Anadolu“Për mua kjo është një sjellje me të vërtetë ekstreme”, tha presidenti rus.

Shkruar Nga
More from Redaksia

12 pasoja tek vajzat që nuk marrin dashuri në fëmijëri

Nga Peg Streep, Psychology Today Efektet më të këqija të një fëmijërie toksike...
Read More