Turqia do të dëbojë rreth 600 migrantë afganë

Autoritetet turke kanë njoftuar se do të dëbojnë rreth 600 migrantë afganë për në Kabul gjatë kësaj jave.

Ministria e Brendshme turke ka njoftuar se migrantët që do të dëbohen kanë hyrë në Turqi përmes Iranit. Ata thuhet se janë larguar nga Afganistani për shkak të “aktiviteteve të vazhdueshme terroriste dhe gjedhjes së rëndë ekonomike”.

“Pas përfundimit të procedurave ligore për migrantët ilegalë, dëbimi i tyre do të kryehet në ditët në vazhdim”, ka njoftuar Ministria e Brendshme, përmes një deklarate për media.

Grupet për të drejtat e njeriut kanë kritikuar Turqinë për dëbimin e migrantëve në vendet ku ka konflikt, përfshirë Afganistanin. Ata thonë se me këtë rast, jetët e migrantëve vihen në rrezik.

Shkruar Nga
More from Revista User

Pritet të jetë dimri më i ftohtë në 100 vitet e fundit!

Ekspertët prognozojnë se Europa këtë vit do të goditet nga një dimër...
Read More