Turqia goditet sërish nga një sulm me bombë, humbin jetën disa persona



jemen-sulm-me-bombe-shperthim-viktima-660x330

Turqi është goditur sërish mëngjesit e sotëm nga një sulm me bomba, ku nga të dhënat e para dyshohet se disa persona kanë humbur jetën.

Mësohet se shënjestër e sulmit ka qenë një autobus që po transportonte ushtarë. Në momentin e shpërthimit, autobusi ndodhej pranë një kampusi universitar në qytetin e Kayserit.

Agjencia e lajmeve “Dogan” tha se shpërthimi u shkaktua nga një autobombë.

Shpërthimi vjen një javë pasi 44 persona u vranë nga një sulm me bomba në Stamboll pranë stadiumit të Beshiktashit.

loading...
Shkruar Nga
More from Revista User

Aurela Gaçe: Kurrë s’kam për t’i kuptuar ata që nuk i duan vajzat

Aurela Gaçe është në pritje të ëmbël të një vogëlushje. Së fundi këngëtarja...
Read More