Turqia, humbje të mëdha në luftën kundër ISIS-it

auto_mm1472295137

14 ushtarë turq u vranë në përleshjet e ashpra me militantët e Shtetit Islamik në Siri. Luftimet e së mërkurës u zhvilluan në qytetin Al-Bab, ku Turqia po ndihmon rebelët që ta marrin nga kontrolli i ISIS-it.

Zyrtarë turq bënë me dije se në përleshje u plagosën 33 ushtarë të tjerë. Këto luftime shënuan humbjet më të mëdha ushtarake turke në një ditë, që kur Ankaraja nisi operacionet e saj ushtarake në Siri në muajin gusht. Ushtria turke tha se në luftime, Shteti Islamik përdori shumë kamikazë dhe se mbi 130 militantë të këtij grupi terrorist u vranë, megjithëse ky bilanc nuk mund të vërtetohet në mënyrë të pavarur.

Ndërsa beteja për Alepon duket se tashmë është mbyllur në praktikë, pasi qyteti po bie në duart e qeverisë, lufta për qytetin Al-Bab është përshkallëzuar ndjeshëm. Ky qytet strategjik gjendet 20 km larg kufirit turk dhe është objektivi i ofensivës turke prej 4 muajsh, e cila synon të zmbrapsë forcat e ISIS-it dhe ato kurde.

Sipas Turqisë, operacionet e saj i kanë shkaktuar humbje të mëdha Shtetit Islamik dhe se marrja e qytetit është çështje ditësh. Sidoqoftë, nuk është e qartë sa thellë në Siri është e gatshme të ndërhyjë Turqia dhe nëse do të luajë ndonjë rol në operacionin e ardhshëm të dëbimit të ISIS-it nga kryeqyteti i tij “de facto“, në Raka.

Shkruar Nga
More from Revista User

Martohuni, sepse psikologët po thonë që është “ilaç”

Duket se martesa ndikon në më shumë gjëra, se sa thjesht lumturia....
Read More