Turqia spiunoi mbështetësit e Gulenit në Gjermani

auto_95353318_038711759-11490701420

Shërbimi i Inteligjencës së Turqisë ka spiunuar mbi qindra njerëz në Gjermani si të dyshuar se janë pjesë e lëvizjes anti-presidentit Erdogan.

Krejt kjo u bë e ditur pasi kreu i Shërbimit të Inteligjencës i dorëzoi një listë homolgut të tij gjerman Bruno Kahl.

Mediat gjermane raportojnë se përpos adresave dhe numrave të telefonit, shefi i Inteligjencës turke i ka dorëzuar homologut gjerman edhe fotografi.

Të dyja vendet tashmë janë të përfshirë në një “konflikt” mbi referendumin turk.

Autoritetet gjermane bashkë me disa shtete të tjera të BE-së kanë ndaluar ministrat turq që të mbajnë mitingje për të bërë fushatë për rritjen e kompetencave të presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan.

1.4 milionë turq kanë të drejtë të marrin pjesë në referendumin e 16 prillit.

Shkruar Nga
More from Revista User

Një banane në ditë për jetë të shëndetshme

  Bananet janë frutat të cilat kanë një fuqi të jashtëzakonshme për...
Read More