Tusk fiton mandatin e dytë në postin e presidentit të Këshillit Evropian

donald-tusk

Donald Tusk ka fituar edhe një mandat si president i Këshillit Evropian.

Liderët e Bashkimit Evropian, në takimin e mbajtur në Bruksel, kanë konfirmuar se Tusk, ka fituar edhe një mandat tjetër orej 30 muajsh në postin e presidentit të Këshillit Evropian.

Tusk, ish-kryeministër i Polonisë, nuk e kishte mbështetjen e vendit të tij.

Qeveria e Polonisë, e kryesuar nga Partia konservatore për Ligj dhe Drejtësi, ka nominuar anëtarin e Parlamentit Evropian, Jacek Saryusz-wolski, si sfidant të Tuskut.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, më herët gjatë ditës ka thënë se se rizgjedhja e tij do të ishte “shenjë e qëndrueshmërisë” për bllokun.

Shkruar Nga
More from Revista User

Horoskopi, 26 gusht 2017

Dashi Do të jeni pasiv dhe do ta keni mjaft të vështirë...
Read More