U arratis nga lufta e Kosovës, shqiptarja ‘çmend’ Francën me bukurinë e saj

Kleofina Pnishi është bukuroshja e radhës që ka ngritur lart emrin e Shqipërisë.

Kleofina Pnishi 1

Picture 1 of 29

Modelja 23- vjeçare është zgjedhur mbrëmjen e kaluar në mesin e 12-të vajzave më të bukura të Francës.

Por historia e jetës së saj është më e dhimbshme nga sa mendohej, pasi në moshën 5 vjeçare, bukuroshja nga Gjakova, ka shkuar në Francë për t’i shpëtuar luftës së Kosovës.

Ajo arriti të arratisej bashkë me prindërit, motrën dhe vëllanë e vogël mes tmerreve të luftës.

Por Kleofina u bë e zonja e vetes dhe ia ka dalë mbanë të bëhej një shembull për të gjithë shqiptarët.

Ajo ka përfaqësuar rajonin e Provence në spektaklin madhështor tyë “Miss France 2018”.

Edhe pse nuk ka fituar kurorën Kleofina ka tërhequr vëmendje të madhe mediatike, me bukurinë dhe ëmbëlsinë e saj .

Edhe pse kishte 30 kandidate, bukuroshja shqiptare është radhitur në dymbëdhjetëshen më të mirë.

Ajo ka lindur në Gjakovë dhe është diplomuar për gazetari .

Shkruar Nga
More from Revista User

Almeda Abazi me mesazh emocionues kujton babanë e ndjerë

Almeda Abazi është një ndër modelet shqiptare më të suksesshme në rrafshin...
Read More