U gjet e hedhur në mes të rrugës, mediat: Premtimi i të dashurit që solli në Itali Anxhelën

Deri tre vjet më parë, 20-vjeçarja Anxhela Meçani jetonte në periferi të Tiranës, në Shqipëri. Më pas ajo u transferua në Itali sepse i dashuri i saj i kishte premtuar një punë si balerinë në lokalet e natës.

Një iluzion që nuk zgjati shumë për shkak se Anxhela përfundoi në trotuaret e disa qyteteve në Veri të Italisë.

Jeta e saj u ndërpre brutalisht të dielën mbrëma në Torino, ku ajo kishte vetëm disa muaj që jetonte.

Sipas asaj që mjekët e spitalit Santa Croce në Moncalieri kanë konstatuar pasi morën trupin e saj, vajza u rrah brutalisht dhe pastaj, teksa ishte pa vetëdije, u hodh nga një makinë që ishte në ecje, përgjatë rrugës që çon në Stupinigi.

“Ata që e lanë trupin në rrugë, – shpjegojnë burimet e policisë-, mendonin se vajza ishte tashmë e vdekur”.

Por nuk ishte kështu. Një dëshmitar që pa ngjarjen, u përpoq ta shpëtonte, thirri menjëherë ambulancën dhe policinë.

Vajza 20-vjeçare u dërgua në spital por përpjekjet e mjekeve për ta shpëtuar ishin të kota, Angjela vdiq pak pasi mbërriti në spital.

Policia italiane ka nisur hetimet për të zbardhur këtë ngjarje të rëndë, ndërsa janë sekuestruar pamje të kamerave të shumta të sigurisë në zonën ku u gjet trupi i pajetë, por edhe në rrugët që të çojnë në këtë zonë.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Historia e kryeministrit shqiptar që u torturua për vdekje në burgun që ndërtoi vetë

  Fati i kryeministrit të Shqipërisë Kostaq Kota ishte tragjik. Kostaq Kotta...
Read More