U konfliktuan me mjete prerëse pranë zyrës elektorale, tre në pranga

policiaa-655x356

Tre persona kanë përfunduar në prangat e policisë, pas një sherri përpara një qendre elektorale në fshatin Bërxull në rrethin e Tiranës, ku mbeti i plagosur një person.

Policia e Tiranës njofton se ka arrestuar në flagrancë 3 persona, përkatësisht Ali Sula, 40 vjeç, i plagosur si dhe Naim Picari, 42 vjeç dhe Xheferr Sefa, 54 vjeç.

“Arrestimi i tyre u bë pasi në qendër Bërxull, përball lokalit të shtetasit G.Gj., ambjent i kthyer në zyrë elektorale për një subjekt politik, shtetasit e sipër përmendur, janë konfliktuar me njëri tjetrin, ku për pasojë ka mbetur i dëmtuar me mjete prerëse shtetasi Ali Sula, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, sqaron policia.

Materialet procedurale do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Pengimi i subjekteve zgjedhore”, “Përdorim i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”, “Kanosja për shkak të detyrës”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”.

Shkruar Nga
More from Revista User

Microsoft Zbulohet virus në programin Internet Explorer

Google ka publikuar dje detaje të një virusi në programin e kërkimit...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *