U kthye nga SHBA: Si u arrestua mjeku i vlerësuar nga Rama si histori suksesi

Ditën e djeshme me urdhër të Prokurorisë u lëshuan nëntë urdhër arreste për mjekë dhe drejtues të spitalit në Shkodër.

Ish-drejtori i spitalit të Shkodrës së bashku me mjekët dhe farmacistët të këtij institucioni u arrestuan dhe shpallën në kërkim, pasi në kundërshtim me detyrën i kanë kërkuar ministrisë së Shëndetësisë materiale të domosdoshme mjekësore për kabinetin e hemodinamikës më shumë sesa kishte nevoja spitali.

Një ndër emrat e personave që u arrestua është edhe mjekuLuan Dragusha, fytyrën e të cilin e mbajmë mend nga postimi i kryeministrit Edi Rama, bërë pak muaj më parë, shkruan Fax News.

Ai e tregonte Dragushën si një histori suksesi për shkak se kishte lënë SHBA-në për të ardhur për të punuar si mjek kardiolog në Shkodër, po kush e mendonte se mjeku do arrestohej disa muaj më vonë nën akuzën e korrupsionit.

Sigurisht që eksperienca e marrë në SHBA e ka ndihmuar Dragushën të ngihej profesionalisht, po në kushtet sesi funksionon mjekësia në vendin tonë është detyruar që të bjerë pre e korrupsionit, njësoj si kolegët e tij.

Kështu nga SHBA mjeku Dragusha jo vetëm që nuk do të mund ta japë kontributin e tij në spital, në ndihmë të pacientëve, po duhet të përballet me jetesën brenda qelisë së burgut.

‘’Unë në radhë të parë jam shkodran. Jam nga ata shkodranët e vjetër dhe gjithë të afërmit i kam në Shkodër. Pavarësisht se në spitalet private bëhet mjekësi, mendova se në Shkodër do të merrja më tepër satisfaksion nëse do të trajtoja njerëzit e mi. Ka shumë që thonë se e duan vendin e tyre, por gjithsesi ikin. Ndoshta këtë vendim e marrin për arsye ekonomike, por unë nuk jam në atë nivel ekonomik për të ikur jashtë. Për mua ka më tepër rëndësi marrja e sodisfaksionit kur mjekoj njerëzit e qytetit tim”, tregonte Dragusha në një intervistë të pak kohëve më parë.

Shkruar Nga
More from Enton Palushi

Vatikan 1968, kur meshohej shqip për Skënderbeun

Kronika e plotë e aktiviteteve të përkujtimit të 500-vjetorit të vdekjes së...
Read More