‘U mbars mali e polli një mi’/ Denar Biba flet sërish për audio-përgjimin: Bianku se ndali bisedën

Denar Biba ka dalë sot sërish para mediave për të sqaruar të vërtetën e audio-përgjimit të dalë në media prej disa ditësh ku ai implikohej në një aferë të dyshimtë dhe akuzohej se shantazhonte një gjykatës të Strasburgut.

Biba ka folur edhe për reagimin e vetë Gjykatës së Strasburgut që sipas tij nuk e ka quajtur as shantazh dhe as kërcënim por një qasje të papërshtatshme ndaj një gjykatësi.

Për më tepër Biba është përpjekur t’i heqë një pjesë të barrës që rëndon mbi të duke thënë se audio-përgjimi është i plotë dhe se gjatë bisedës me Ledi Biankun ai nuk e ndërpret asnjëherë.

Ai shpreh keqardhjen që Bianku nuk e ka ndarë me të shqetësimin për këtë qasje të papërshtatshme.

“Ju falënderoj për prezencën. Ju kam thirrur për të ndarë komunikimin tim të fundit për këtë çështje që mori më shumë prezencë në mediat.

Gjykata e Strasburgut foli duke prezumuar të vërteta ato që ka nxjerrë media, që ka konfirmuar variantin tim të së vërtetës. Varianti i plotë do mësohet kur media të nxjerrë të plotë audion.

Deri atëherë, një zyrtar shqiptar, unë praktikisht kam takuar një gjykatës të Gjykatës për të Drejtat e Njeriut dhe i kam kërkuar të asistonte me dijeninë tij për të mundësuar shtyrjen e një afati të një detyrimi që në atë moment ku qeveria shqiptare sapo ishte krijuar mund të vinte në pozitë të vështirë financat shqiptare.

Ledi Bianku e ka konsideruar bisedën me mua një qasje të papërshtatshme. Gjykata pranon referimin e anëtarit të saj për një qasje të papërshtatshme, jo ndikim dhe aq më pak shantazh. U mbars mali e polli një mi.

Më vjen keq që gjykatësi Ledi Bianku nuk e ndau me mua këtë qasje të papërshtatshme.
Në audion e plotë do të rezultojë edhe fakti që gjykatësi Ledi Bianku nuk e ndal njëherë bisedën”,- deklaroi Biba.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Martesa e frikshme e negociatave me albanofobinë dhe “doket” e Ramës

Nga Ilir Nikolla - Një dëm afatgjatë po i shkaktohet aspiratës së integrimit...
Read More