U nda nga burri, nis pozat nudo

Jenna Dewan është kthyer fuqishëm në modeling pas ndarjes nga bashkëshorti i saj, Channing Tatum.

Në një set fotografik për “Women’s Health”, aktorja 37-vjeçare shihet duke pozuar krejtësisht nudo.

Channing Tatum dhe Jenna Dewan u ndanë pas nëntë vitesh martesë. Ata kanë një vajzë të quajtur Everly, 5 vjeç.

Çifti i aktorëve ka dalë së bashku për herë të fundit në 6 nëntor të vitit të kaluar në premierën në Los Angeles për “War Dog”.

Channing u takua me Jenna në sheshin e xhirimit të filmit “Step Up”, në vitin 2006 e u martuan pas tre vjetësh.

 
Shkruar Nga
More from Redaksia

Meta takohet me zyrtaren zvicerane: Mirënjohje për kontributin që jep Zvicra ndaj Shqipërisë

  Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti sot Sekretaren e Shtetit për...
Read More