U plagos me thikë në këmbë pas një konflikti, pas 5 ditësh ndërron jetë në spital 46-vjeçari nga Durrësi

Ka ndërruar jetë mbremjen e djeshme në spital 46-vjeçari nga Durrësi që u plagos me thikë në këmbë në datën 7 shtator. Burime nga policia bëjnë të ditur se viktima me iniciale A.Ll. ka vdekur ditën e martë më 12 shtator në spitalin e Durrësit. Pas 5 ditësh i shtruar në spital, fatkeqësisht ai nuk ka mundur të mbijetojë. Autori i krimit është Ilir Haku 44 vjeç, i cili u arrestua menjëherë pas ngjarjes.

Ngjarja:
Një konflikt i rëndë mes dy personave ka përfunduar me plagosjen e njërit prej tyre.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:15, në lagjen nr.17 më 7 shtator.
Pas një konflikti për motive të dobëta, Ilir Haku 44 vjeç, ka plagosur me thikë në këmbë shtetasin A.Ll. 46 vjeç.
Të dy protagonistët e sherrit janë me banim në Durrës, ndërsa arsyet e konfliktit të rëndë që çoi deri në përdorimin e armëve të ftohta, sipas policisë, janë për motive të dobëta.

Shkruar Nga
More from Revista User

Horoskopi ditor, e enjte 15 shkurt 2018

Dashi Një ditë fantastike ju pret, për tu gëzuar më së shumti...
Read More