U sha dhe u kritikua shumë për fotot nudo, por Klaudia Pepa sapo fitoi çmimin ndërkombëtar

Ajo është një nga balerinat më të famshme shqiptare, e cila tashmë po korr sukses edhe jashtë vendit. Është pikërisht Kaludia Pepa, e cila një vit më parë erdhi në qendër të vëmendjes së publikut për divorcin nga Albi Nako dhe nga seti i saj fotografik, ku shfaqej tërësisht nudo.

4-7

Picture 1 of 3

Ishin të shumta reagimet e njerëzve rreth këtyre fotove, ku shumë e kritikonin për daljen e saj pa rroba veshur.

Por tani Klaudia ka ndarë në profilin e saj në rrjetin social “Instagram” një lajm që nuk pritej nga fansat. Ajo ka bërë të ditur se fotografitë e saj nudo, të shkrepura nga fotografi Renuar Locaj, janë vlerësuar me çmimin gold në konkursin e fotografisë “Pix De La Photographie Paris” realizuar në Francë.

Balerina e famshme ka publikuar foto të certifikatës që ka fituar fotografi dhe e ka shoqëruar me emoji ku duartroket.

Shkruar Nga
More from Revista User

Berisha nxjerr emrat: Shefi i policisë së Peqinit i dënuar për prostitucion, ndërsa drejtori…

Ish-kryeministri Sali Berisha përmes një statusi në Facebook ka publikuar denoncimet e...
Read More