U shkarkua nga Xhafaj: Ja ish-drejtori që udhëtoi me Tahirin


Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili është nën hetim, udhëtoi për në Gjermani me një ish- vartës të tij.

Tpz.al zbulon se ky ish vartës, është Evi Rodo, i cili është shkarkuar nga ministri i ri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Evi Rodo ka mbajtur postin e Drejtorit të Inspektimit.

Kjo drejtori ka për detyrë kontrolle të planifikuara ose blic për llogari të ministrit të Brendshëm, në drejtoritë vendore të policive në qarqe, komisariate apo stacione policore.

Ministri Xhafaj e “shkriu” tërësisht si drejtori, duke ia kaluar kompetencat Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave që drejtohet nga Eduard Merkaj.

Nga kjo “shkrirje”, Evi Rodo mbeti pa punë.

Burimet për Tpz.al thonë se qëllimi i vetëm i eleminimit të kësaj drejtorie, e bëri për të larguar nga korridoret e ministrisë emërimet e paraardhësit të tij në detyrë, Saimir Tahiri.

Ndërkohë, duke u rikthyer tek udhëtimi 3-ditor i Tahirit në Gjermani, ai ka qenë i shoqëruar gjatë gjithë kohës nga Evi Rodo.

Gjatë kthimit, ish-ministri i Brendshëm ka dalë nga hyrja VIP e Rinas-it, ndërsa ish-vartësi i tij Evi Rodo ka dalë nga udhëtarët.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Kryemadhi në SHBA: Denoncon drogën e Tahirin në DASH

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ndodhet në SHBA, ku zhvilloi disa takime...
Read More