U shpërthen automati, plagosen 3 punonjës të OSHEE, nisen drejt Tiranës

Plagosen 3 punonjës të OSHEE në nënstacionin në Shkodër. Mësohet se 3 punonjësit janë plagosur gjatë shpërthimit të një automati që po riparonin.

Tre të plagosurit janë Afrim Halluni, Erjon Hafizi dhe Anton Berisha. Halluni dhe Hafizi janë nisur me urgjencë drejt Tiranës për mjekim më të specializuar. Ndërsa elektricisti Anton Berisha i plagosur më lehtë, ndodhet në spitalin e Shkodrës.

Grupe të avarive të OSHEE ndodhen në terren në gatishmëri për çdo defekt. Po sot një elektricist humbi jetën në Fier, ndërsa po riparonte një defekt në shtyllën e tensionit.

Shkruar Nga
More from Revista User

Si t’i mbani lulet të freskëta

Përveç që e zbukurojnë çdo kënd dhe hapësirë të shtëpisë suaj, një...
Read More