U vesh si ushtarak në kufi, Kodheli: Ja çfarë më tha Kamenos

kamenos-panos

Pak muaj me parë ministri i Mbrojtjes së Greqisë, Panos Kamenos u shfaq i veshur si ushtarak në kufi me Shqipërinë duke folur me nota kërcenuese.

Lidhur me këtë situatë, edhe njëherë Ministrja e Mbrojtes Mimi Kodheli, theksoi se veshja e tij nuk pati sens. E ftuar në emisionin “Fol me mua fol me ata” në TVSH, Kodheli e konsideroi si një gabim dhe pa sens qëndrimin e homologut të saj grek. “Veshja si ushtarak e tij nuk ka sens, por besoj se ka qenë një sjellje për konsum të brendshëm politik”,- u shpreh Kodheli.

“E kam takuar ministrin Kamenos në ministerialin e shkurtit ku e kam pyetur nëse ishte qetësuar qysh atëhere kur doli si ushtarak. Ai e kuptoi pyetjen time dhe me delikatesë me tha “po jam qetësuar”, -vijoi Kodheli.

E pyetur nëse do të jetë emri i saj si kandidate për presidente, Kodheli tha se ajo nuk është vetëofruar asnjëherë, pavarësisht se mediat e kanë përcjell si vetëofrim deklaratën e saj ku shprehej se në Shqipëri ka shumë burra dhe gra të denjë për president.

Shkruar Nga
More from Revista User

“Peshqit” e ambasadorit dhe pafuqia e gjykatës për të gjykuar Dritan Dajtin

Në një kohë kur ambasadori i SHBA Donal Lu dhe përfaqësuesit e...
Read More