U vetëvar në pemë, ja kush është 18-vjeçarja nga Kukësi

Vajza 18-vjeçare, Aurela prej 23 ditësh ishte zhdukur pa lënë gjurmë nga banesa e saj në fshatin Gdheshtë të Kukësit.

Policia e Kukësit arriti ta gjente të varur në një zonë shumë të pyllëzuar dhe në një terren të vështirë malor rreth 2 km larg banesës.

Mjeku ligjor i cili shkoi nga Tirana në qytetin verilindor përcaktoi se shkaku i vdekjes është vetëvrasja me litar.

Sendet dhe telefoni personal është arritur të gjendet në vendin e ngjarjes.

Policia konfirmon se kemi të bëjmë me vetëvrasje, por po heton për shkaqet që shtynë 18-vjeçaren të kryente aktin e rendë të vetëfiljimit.

E fejuar që prej 10 muajsh, Aurela sipas të afërmve nuk ishte patur probleme të fejuarin dhe madje shkonin mirë.

Në pyetje janë marrë të gjithë familjarët, 4 motrat, vëllai i vogël dhe dy prindërit e të ndjerës për të zbardhur arsyet e vetëvrasjes.

Policia shprehet e rezervuar për të dhënë më shumë detaje në këtë pjesë ndërsa po hetohet në bashkëpunim me prokurorinë dhe për veprën penale të shkaktimit të vetëvrasjes.

Shkruar Nga
More from Revista User

Kim Kardashian dhe Kanye West drejtë divorcit…

Ata janë komentuar shpesh ne mediat rozë për shkak të trazirave në...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.