U vra në tentativë për të ndaluar grabitjen, ky është biznesmeni fierak

Më shumë se 12 orë pas ngjarjes së rëndë, ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë, biznesmeni Agur Vrenozi, i cili mbeti i plagosur në grabitjen e djeshme në Fier.

Vrenozi prej ditës së djeshme ndodhej në gjendje të rëndë, pasi u qëllua nga grabitësit me plumb në pjesën e ballit. Ai kishte dëmtime të shumta, që i morën dhe jetën.

Vrenozi u përpoq të ndalte grabitjen e këmbimit valutor, që ishte dhe shënjestër e tre grabitësve. Bashkë me të mbeti i plagosur dhe pronari i exchange-it.

Tre autorët e ngjarjes u arrestuan pak orë më vonë nga ana e Policisë, në përpjekje për t’u larguar së bashku me çantën e parave që kishin marrë.

Tre autorët e grabitjes me pasojë vdekjen janë:

Zini Fyraj, 37 vjeç, banues në Sevaster, Vlorë.

Lulëzim Demiraj, banues në Vajzë, Vlorë,

Dashamir Gergali, 41 vjeç, banues në Zhupan, Fier.

Shkruar Nga
More from Enton Palushi

Tregime të reja burgu, Maks Velo: Ju rrëfej Spaçin si një çmendinë

Vetëm një që i ka dëshmuar me sytë dhe veshët e tij...
Read More