U vra për dyqanin e byrekut, babai i dy fëmijëve u qëllua tri herë me thikë në fyt

viktima-elbasan

Konflikti i vjetër mes dy familjeve, për shkak të konkurrencës së një dyqani që shiste byrekë, përfundoi me vrasje.

Një konflikt i vjetër mes dy familjeve për një dyqan byrekësh ka përfunduar me vrasje.

Viktimë mbeti 38-vjeçari Renald Pulaku, baba i dy fëmijëve.
Ai u qëllua me thikë mbrëmjen e së premtes nga bashkëmoshatari i tij, shtetasi Edvin Gjini.

Sipas të dhënave të Policisë, ngjarja ndodhi në orët e vona, ku 38-vjeçari Edvin Gjini ka goditur tri herë më thikë bashkëmoshatarin e tij dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Burime nga grupi i hetimit bënë të ditur se autori i krimit rezulton person, i cili konsumon lëndë narkotike.

Dyshohet se ai e ka pritur viktimën Renald Pulaku dhe shumë pranë rrugicës ku edhe banonte ai, menjëherë, pa i folur asnjë fjalë, e ka goditur fillimisht dy herë me thikë në mushkëri, shkruan Panorama.

Pasi Pulaku ka rënë në tokë, ai ia ka kaluar thikën në fyt, duke e lënë të shtrirë dhe më pas është larguar.

Policia konfirmon faktin se shkak i vrasjes së babait të dy fëmijëve është një sherr i vjetër, mes dy familjeve, Gjini dhe Pulaku. Sipas burimeve nga grupi i hetimit, nëna e viktimës ka një dyqan ku tregton byrekë në lagjen e saj.

Ngjitur me të, para disa vitesh ka tentuar që të hapë një dyqan edhe nëna e autorit. Por mes dy familjeve ka nisur një sherr i gjatë, i cili ka përfshirë edhe fëmijët.

Familja Pulaku nuk e ka lejuar familjen Gjini që të hapë të njëjtin dyqan ngjitur me ta për shkak të konkurrencës dhe që aso kohe gjithnjë përballja mes dy fëmijëve, autorit dhe viktimës ka qenë me debate dhe me sharje mes njëri- tjetrit.

Shkruar Nga
More from Revista User

Arabia Saudite ka informacion të konfirmuar rreth planit për vrasjen e Haririt

Ministri saudit i Çështjeve të Gjirit, Thamer al-Sabhan, ka përmendur një detaj...
Read More