UET hap dyert për gjimnazet

 

Maturantët nga “Sami Frashëri” dhe “Besnik Sykja” janë njohur nga afër me jetën studentore. Pasi kanë zhvilluar si çdo vit udhëtimin nëpër të gjithë Shqipërinë, në kuadër të “Gjimnaz Tour”, duke këshilluar dhe orientuar maturantët që shumë shpejt do të përballen me zgjedhjen e degës së studimeve dhe universitetit ku do të formohen më pas si profesionistë, stafi akademik i Universitetit Europian të Tiranës ka hapur sot dyert për të mirëpritur të gjithë ata maturantë që pasi kanë dëgjuar në bankat e tyre të shkollës për degët që ky institucion i arsimit të lartë ofron, kanë ardhur të shohin nga afër si është një ditë e zakonshme në universitet, duke u kthyer kështu studentë në një ditë.

Të parët që kanë vizituar auditorët, bibliotekën, mjedise të ndryshme rekreative, kanë qenë maturantët e gjimnazit “Sami Frashëri” dhe “Besnik Sykja”, të cilët janë organizuar vetë nga kureshtja për të parë nga afër Universitetin Europian të Tiranës.

Ata janë takuar me administratorin e UET, Arbi Agalliu, rektorin Tonin Gjuraj, drejtoreshën e ciklit Bachelor Anisa Subashi, presidenten e zyrës Alumni UET, Adela Danaj si edhe presidenten e qeverisë studentore Emanuela Maraj dhe studentin Arjol Sako, të cilët u kanë folur më hollësishëm të rinjve rreth fakulteteve, degëve të secilit fakultet, bursat që Universiteti Europian i Tiranës ofron që nisin nga ato për studentët ekselentë që janë bursat “Pashko”, bursa për studentët në nevojë, bursat e talenteve, etj.

Dy studentët, Maraj dhe Sako kanë ndarë me të rinjtë përvojën e tyre në auditorë, arsyet pse kanë zgjedhur Universitetin Europian të Tiranës.

Emanuela Maraj, presidentja e qeverisë studentore në UET është përfituese e bursës “Pashko” dhe nisur nga eksperienca e saj personale u ka thënë të rinjve të mos stepen për të zgjedhur një universitet privat, duke rënë shpesh pre e paragjykimeve mbi tarifat e larta, pasi Universiteti Europian të Tiranës ka një shans edhe për ata studentë me rezultate të shkëlqyera, por që për shkak të rrethanave ekonomike apo sociale nuk mund ta përballojnë.

Ajo u tha studentëve se gjithkush që i përbush kriteret e rezultateve të shkëlqyera, por nuk mund ta paguajë dot tarifën, mund të aplikojë për të përfituar nga bursa “Pashko” dhe të tjerët gjithashtu mund të shohin dhe të interesohen mbi bursat e tjera.

Arjol Sako, student në Fakultetin Ekonomik në Universitetin Europian të Tiranës me një mesatare të shkëlqyer prej 9.89, kur ishte në dilemën pas përfundimit të gjimnazit zgjodhi Universitetin Europian të Tiranës, megjithëse me rezultatet e tij mund të pranohej në të gjithë universitetet shtetërore. Zgjedhja e tij erdhi pasi u njoh me standardet që UET orfon, kurrikulat dhe stafin akademik.

Një tjetër pikë ku stafi akademik theksoi gjatë vizitës së të rinjve ishte edhe ndërkombëtarizimi i UET, i cili përmes programit “Erasmus+” ka bërë të mundur që qindra studentë të tij të udhëtojnë për të paktën një semestër në një prej universiteteve më të mirë europianë

Ky ishte fillimi i një mikpritjeje të gjatë që do të vijojë edhe gjatë muajve në vazhdim, ku UET-in priten ta vizitojnë edhe qindra gjimnazistë të tjerë nga gjimnaze të rretheve të ndryshme të Shqipërisë.

Kjo është një mundësi e mirë dhe e rrallë për të rinjtë që munden të shohin nga afër jetën studentore, degët dhe pedagogët përpara se të bëjnë zgjedhjen më të rëndësishme të jetës së tyre prej të rriturish.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Vokshi: Dorëheqja e mjekëve e pazakontë!

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ish-kryetare e komisionit parlamentar të Shëndetësisë...
Read More
CLOSE
CLOSE