UET, histori suksesi për ndërlidhjen e universitetit me tregun e punës

30 të rinj dhe aktivistë nga Europa vizituan Universitetin Europian të Tiranës në një vizitë studimore në kuadër të projektit Erasmus+ “Mbështetja e Punësimit përmes Zhvillimit Vetjak”. Ky projekt financohet nga Erasmus+ dhe UET u zgjodh si universitet lider për strukturat mbështetëse dhe këshillimit të karrierës.

Znj. Odeta Cacaj Dekane e Studentëve prezantoi para 30 pjesëmarrësve nga e gjithë Europa procedurën e këshillimit të karrierës në UET, klubet studentore, panairet e punës dhe çdo mbështetje ekstrakurrikulare që UET iu ofron studentëve, përmes formimit akademik. Znj. Lutjona Lula prezantoi skemën Erasmus+ dhe sesi implementohet në UET komponenti i shkëmbimit, duke ndikuar kështu në ndërkombëtarizimin e CV-ve të studentëve.

Projekt i cili mundësoi vizitën studimore koordinohet nga organizata THY në Kosovë dhe u mikprit në Shqipëri nga organizata partnere Përtej Barrierave.

Qëllimi i përgjithshëm i projektit është të krijojë një qendër për punësimin dhe mjetet e zhvillimit personal, metodat dhe praktikat që do të përdoren nga ata që punojnë me të rinjtë (në cilëndo kapacitet: formal, joformal, profesional etj.), në mënyrë që të mbështesin ata në ndjekjen e perspektivave të ndryshme të karrierës.

Disa nga objektivat kryesorë të projektit lidhen me përmirësimin e kompetencave të pjesëmarrësve të kërkuar në lehtësimin e zhvillimit personal dhe profesional të të rinjve me të cilët punojnë; sigurimin e hapësirës për ndarjen e përvojave dhe praktikave të mira në lëndën etj. Si pjesë e aktiviteteve ishte planifikuar dhe vizita studimore në UET, për të parë nga afër sesi funksionon një universitet në ndërlidhjen që iu ofron studentëve me tregun dhe se si i përqaset përditësimit të mundësive për studentët.

Një nga pikat e rëndësishme të ngritura gjatë diskutimeve ishte dhe rëndësia e kompetencave dhe aftësive ndërkulturore që edukimi formal duhet të përpiqet t’i integrojë. Në këtë kuadër, bashkëpunimi me organizata që punojnë me edukimin joformal mundëson këtë plotësim hapësire. Partnerët e projektit janë NGO THY, Përtej Barrierave, Udruga Mladi za Mir, Global Organization for Development, NaturKultur, Ocean Znanja, SFERA, Somoborski Edukativni Centar, Asociatia Tinerilor Cu Initiativa Civica, Coordinamento delle Organizzazioni per il Servizio Volontario.

Shkruar Nga
More from Enton Palushi

Aritmetika e një proteste “as të vogël, as të madhe”

Nga Mustafa Nano Një filial shqiptar i një agjencie të huaj lajmesh...
Read More