UET merr akreditimin 5-vjeçar nga Agjencia Britanike e Sigurimit të Cilësisë

Raporti vlerësues i Agjencisë Britanike të Akreditimit (QAA) në bashkëpunim me Agjencinë e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (ASCAL) jep vlerësimin maksimal në të 5 fushat e vlerësimit për Universitetin Europian të Tiranës

“Ekipi vlerësues i rekomandoi Këshillit të Akreditimit se Universiteti Europian i Tiranës i përmbush plotësisht standardet shtetërore të cilësisë”.

Ky është vlerësimi i bërë në raportin e agjencisë britanike “Quality Assurance Agency”, anëtare e ENQAS, Rrjetit Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë.

QAA ka nisur punën në vlerësimin e cilësisë së universiteteve shqiptare në shtator të vitit 2016.

Sipas raportit përfundimtar që i është paraqitur Këshillit të Akreditimit, ekipi vlerësues i kompanisë QAA i rekomandoi Bordit të Akreditimit që Universiteti Europian i Tiranës i përmbush plotësisht të gjitha standardet shtetërore të cilësisë.

Në këto kushte Bordi i Akreditimit, i mbështetur në rezultate dhe arsyetimin e raportit përfundimtar, vendosi:

“Vlerësimin përfundimtar POZITIV për Institucionin e Arsimit të Lartë “Universiteti Europian i Tiranës” si dhe Akreditimin Institucional të Institucionit të Arsimit të Lartë “Universiteti Europian i Tiranës” me kohëzgjatjen me 5 vite akademike deri në 6 prill 2022”.

Në muajin shtator të vitit 2016 përfaqësues të kompanisë britanike ishin në UET për disa ditë rrjesht duke marrë në vlerësim 5 fushat kryesore: Organizimi dhe menaxhimi; burimet njerëzore; mësimdhënia; kurrikulat dhe mbështetja e studentëve.

Pasi bënë një vlerësim të detajuar për secilën nga fushat, ekipi britanik vlerëson se standardet janë përmbushur plotësisht në të 5 fushat e mësipërme.

Akreditimi i cilësisë vjen pas reformës së ligjshmërisë që kreu Ministria e Arsimit, reformë që solli mbylljen e një numri të konsiderueshëm universitetesh private dhe shtetërore.

Ministria e Arsimit dhe Sporteve para dy vitesh lidhi marrëveshje me agjencinë britanike “Quality Assurance Agency”,  anëtare e ENQAS, Rrjetit Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë, për të mundësuar një vështrim më të specializuar dhe të paanshëm në institucuionet e Arsimit të Lartë në vend.

Shkruar Nga
More from Enton Palushi

Elvis Hoxhën e pyes: Kush na do ne më shumë se Amerika?

Nga Arjan Çuri Këto ditë është zhvilluar një debat publik mes dy...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *