UET, pjesë e GRADUA: Projekti që lehtëson bashkëpunimin e universiteteve me biznesin

Universiteti Europian i Tiranës është bërë pjesë e konsortiumit të projektit “Gradua”, një projekt i financuar nga Komisioni Europian përmes Erasmus + KA2, i cili synon të mbështetë universitetet shqiptare duke krijuar një model që përputh kërkesën me ofertën

Universiteti Europian i Tiranës është bërë pjesë e konsortiumit të projektit “Gradua”, një projekt i financuar nga Komisioni Europian përmes Erasmus + KA2, i cili synon të mbështetë universitetet shqiptare duke krijuar një model që përputh kërkesën me ofertën.

Gradua, një projekt për avancimin e të diplomuarve dhe zhvillimin e kapaciteteve universitare në Shqipëri, synon ta krijojë modelin e përputhjes së kërkesës dhe ofertës që do u vijë në ndihmë universiteteve shqiptare bazuar në bazën e të dhënave të të diplomuarve, mbi performancën e të diplomuarve, lehtësimin e bashkëpunimit mes institucioneve të arsimit të lartë dhe biznesit, lehtësimin e vendosjes së të diplomuarve në tregun e punës, që mbetet një nga shqetësimet më të mëdha të të rinjve sot.

Institucionet që marrin pjesë në këtë projekt janë plot shtatëmbëdhjetë, mes tyre jo vetëm universitete por edhe Dhoma e Tregtisë dhe e Industrisë apo Ministria e Arsimit, ndërsa lider i këtij projekti është Universiteti Bujqësor i Tiranës, por krahas universiteteve shqiptare, publike e private, marrin pjesë edhe universitete të huaja si ai i Barcelonës, Universiteti Institut i Lisbonës, Universiteti i Studimeve në Siena, Universiteti i Bolonjës “Alma Mater Studorium” etj.

Disa ditë më parë është organizuar edhe takimi prezantues i këtij projekti në mjediset e Universitetit Bujqësor të Tiranës, ndërsa takimi i radhës është planifikuar të mbahet në Bolonjë, ku një grup kërkuesish nga Universiteti Europian i Tiranës do të trajnohet mbi çështjet që trajton ky projekt.

Modeli i bazuar mbi databazën e të diplomuarve, i zhvilluar në Itali do të realizojë grumbullimin dhe analizimin e të dhënave për performancën e të diplomuarve dhe universitetet, lëshimin e dokumentacionit të besueshëm, të vazhdueshëm dhe të azhurnuar për vlerësimin e sistemit të arsimit të lartë në mbështetje të procesit të reformës në vazhdim;

lehtësimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të arsimit të lartë dhe botës së biznesit (shërbimet online të bazuara në TI janë zhvilluar dhe vënë në dispozicion të të diplomuarve, stafit dhe firmave universitare); lehtësimin e vendosjes së të diplomuarve në tregun e punës

Informacioni aktual në Shqipëri në fakt është mjaft i shpërndarë për një monitorim të vazhdueshëm dhe efektiv mbi sistemin e trajnimit, tregun e punës dhe lidhjen midis tyre, dhe për të parashikuar kërkesat e aftësive të nevojave të tregut të punës.

Çfarë është Key Action 2

Kooperimi për novacion dhe Shkëmbim të praktikave të mira.

Ky aksion i aftëson organizatat ët punojnë bashkë në mënyrë që të përmirësojnë dispozitat e tyre për mësues dhe të ndajë praktikat novatore.

Organizatat nën Key Action 2 mund të aplikojnë për financim për të punuar në partneritet me organizatat nga vende të tjera pjesëmarrëse.

Projektet e financuara nën KA2 fokusohen në ndarjen, zhvillimin dhe transferimin e praktikave novatore në arsim, trajnim dhe dispozita rinore mes vendeve pjesëmarrëse.

Key Action 2 synon rritjen e impaktit pozitiv të aktiviteteve europiane në të gjitha nivelet për të siguruar përfitime për individë, organizata dhe shtete të përfshira në projekte.

Key Action 2 është i ndarë në dy lloje kryesore aktivitetesh: aktivitete të decentralizuara dhe të centralizuara. Aktivitetet e decentralizuara për Anglinë drejtohen nga Agjencia kombëtare Angleze, ndërsa ato të centralizuarat drejtohen nga Agjencia Ekzekutive e Komisionit Europian me bazë në Bruksel.

 

Partnerët e projektit GRADUA

  • Universiteti Bujqësor i Tiranës
  • Universiteti i Tiranës (UT)
  • Universiteti i Arteve Tiranë (UART)
  • Universiteti Politeknik i Tiranës (PUT)
  • Universiteti i Mjekësisë, Tiranë (UMT)
  • Universiteti Europian i Tiranës (UET)
  • Universiteti Polis (U_POLIS)
  • Universiteti Katolik “Zonja e Këshillit të Mirë” (UniKZKM)
  • Albanian University (AU)
  • Alma Mater Studiorum Università di Bologna (UNIBO)
  • Università degli Studi di Siena (UNISI)
  • University of Barcelona (UB)
  • University Institute of Lisbon (ISCTE-IUL)
  • Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, Tiranë (ÇIT)
  • Consorzio Interuniversitario AlmaLaurea (AL)
  • Ministria e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve (MARS)
  • Associated partners: United Nations Development Programme (UNDP)
Shkruar Nga
More from Enton Palushi

Kurrë të dielave: Godoja ynë e ka mbiemrin Dunjiç

Letërkëmbimi Mapo-Danas Nga Zoran Panoviç* I dashur Mustafë Ja, si na parakalojnë...
Read More