UET, shtëpia e ekselencës

foto-2-faqeAlbumi i Ekselencës: 100 më të mirët e 10 viteve UET; njihuni me historitë e studentëve më të mirë. Civici: Objektivi ynë “UET Ekselenca 2020”

Një universitet nuk është i mirë se ka shumë para apo se ka pedagogët më të mirë, por se ka studentët më të mirë. Kjo moto e cila ka qenë baza e universiteteve më të mira në botë është në themel dhe të Universitetit Europian të Tiranës, që në 10 vitet e para të jetës së tij, ka arritur të krijojë një brez ekselentësh, studentë të shkëlqyer që sot janë të punësuar në administratë apo biznes, në jetën akademike ose kanë gjetur veten jashtë vendit duke zhvilluar më tej karrierën e tyre profesionale.

Me synimin për të thithur më të mirët, UET që kur u themelua ofronte politika rekrutimi për më të mirët, ndërsa sot pas 10 vitesh janë më të mirët që ndjekin UET-in. “Nëse në një universitet vijnë studentët më të mirë, nuk ka stimul më të mirë që vetë universiteti të jetë në nivelin më të mirë”, –shprehet Presidenti i UET-it, prof. dr. Adrian Civici.

Këto dy vitet e fundit UET ofroi bursa për 100 më të mirët e Maturës Shtetërore, ndërsa më të mirët ndër vite e gjejnë veten në albumin e posaçëm të ekselencës ku janë përzgjedhur 100 studentët më të mirë. Ata nuk janë aq, janë më shumë dhe do të shumëfishohen në vitet që vijnë.

“Tani është koha për të kaluar në një fazë tjetër, është koha për të përgatitur dekadën e dytë të Universitetit Europian të Tiranës, si një universitet në shërbim të zhvillimit dhe të tregut të punës. Kjo metaforë dhe kjo paradigmë i bashkëngjitet objektivit tonë “UET Ekselenca 2020”, duke formuar një plan të qëndrueshëm të mbështetur në tri pika: Ekselenca, Tregu i Punës dhe Kontributi në Funksion të Zhvillimit. Të tria këto koncepte mund dhe duhet të bashkëjetojnë dhe të ndihmojnë njëri-tjetrin”, do të theksonte Civici në fjalën e tij përshëndetëse me rastin e 10-vjetorit.

Në funksion të ekselencës, Universiteti Europian i Tiranës ka ndërtuar një seri programesh dhe projektesh, mes të cilave mbështetja e programit Top 5 (5% e studentëve më të mirë) dhe mbështetja e Top 25 (25% e studentëve më të mirë), të cilët do të ndërtojnë me ndihmën e UET karrierën e tyre të mëtejshme, akademike ose në tregun e punës.

Nga ana tjetër, UET si partner i tregut të punës përfshin një seri iniciativash që kanë filluar që me ndërtimin e bordeve të tregut të punës dhe përfshirjen e individëve të shquar nga bota e punës në proceset mësimdhënëse dhe këshilluese, në funksion të asistimit të tyre për burimet njerëzore në cilësinë që ata kërkojnë dhe anasjelltas, asistimin e studentëve në rrugën drejt tregut të punës.

Historitë e ekselentëve flasin vetë. Ata nuk janë vetëm studentët e 10-ave, por kanë arritur të shkëlqejnë dhe në karrierën profesionale pas diplomimit. Njihuni me disa prej tyre të zgjedhura nga Albumi i Ekselencës UET.

anton-lulgjurajAnton Lulgjuraj: UET, universitet Lider në Shqipëri

“Unë kam mbaruar Fakultetin Juridik në UET për ciklin bachelor, pastaj kam mbaruar edhe ciklin e dytë të studimeve – “Master Shkencor”. Gjithashtu kam paraqitur kërkesë për regjistrim në ciklin e tretë të studimeve. Aktualisht jam asistent lektor në UET për lëndën “E drejta ndërkombëtare publike”, ku jap lëndë të tipologjisë së dytë. Dita ditës zërat për UET-in sa vijnë e shtohen duke përforcuar idenë e Universitetit lider në Shqipëri. Pa dyshim që UET ndër universitetet më të mira në Shqipëri dhe unë ndihem krenar që më është dhënë mundësia që të jem pjesë e stafit pedagogjik në këtë universitet. Në çdo vend pune që ka ish-uetsa, dallojnë në cilësi nga pjesa tjetër e studentëve të universiteteve të tjera, kjo për arsyen e vetme sepse uetsat në UET kanë arritur të ndërtojnë atë që quhet Uni personal. Studimet në UET më kanë ndihmuar shumë, si në aspektin e formimit profesional, bazuar mbi praktikën që kam bërë në administratën publike, po ashtu edhe tani që jam në pozicionin e asistent lektorit në UET. Gjithashtu më kanë ndihmuar shumë edhe për aktivitetet e mia politiko-shoqërore në Mal të Zi. UET-i tani ka arritur një shkallë të lartë të cilësisë, përderisa shtetet e zhvilluara perëndimore arrijnë të njohin diplomën e UET-it”.

dejla-hoxhaDejla Hoxha: Diplomë e njohur brenda dhe jashtë kufijve

“Pas diplomimit në degën e Psikologjisë në vitin 2014 pranë UET, ndoqa mjaft praktika vullnetare për t’u gjendur sa më pranë punës në terren e për të mbledhur një ansambël aftësish konkrete. Aktualisht jam e angazhuar si Terapiste Autizmi, ku metoda e punës konsiston në aplikimin e terapisë alternative “The Son-Rise Program”. Në shtator të këtij viti do të zhvendosem në Mbretërinë e Bashkuar për të ndjekur studimet e nivelit “Master” në Psikologji Zhvillimi. UET-i më dha mundësinë e ndjekjes së një programi serioz, të ofruar nga pedagogë të kualifikuar, me frymë miqësore e gjithnjë të gatshëm për të na ndihmuar në rrugën tonë të zhvillimit. Respekti i ndërsjellë mes atyre që ofronin dijen e atyre që e merrnin atë, ishte një nga kujtimet më pozitive që më mbeten nga UET-i. Në UET jam ndjerë e qetë, e bindur për faktin se puna sistematike e një studenti vlerësohet e shpërblehet në nivelin e merituar. Si institucioni ku zgjodha të kryej studimet universitare, UET-i është shkalla ime e parë drejt karrierës. Në tregun e punës konkurroj me një diplomë të njohur brenda e jashtë kufijve shqiptar. Pjesëmarrja në Konferencën Ndërkombëtare “Ditët e Studimeve Shqiptare”, ku u paraqita me studimin e kryer për Temën e Diplomës, është gjithashtu një vlerë e shtuar në CV-në time”.

anjeza-xhaferrajAnjeza Xhaferraj: UET dinamizëm, risi, shkencë, përkushtim

“Aktualisht punoj që prej vitit 2011, si pedagoge në Universitetin Europian të Tiranës, në Fakultetin e Shkencave Sociale dhe Edukimit. Të dhënit mësim në UET, më ka dhënë mundësi që jo vetëm të jem në kontakt me studentët për procesin e mësimdhënies, por të jem gjithashtu në kontakt edhe me botën akademike, ku modestisht kam marrë pjesë edhe vetë përmes artikujve dhe konferencave shkencore. Këtu fjalët janë të tepërta: UET nuk është vetëm institucioni ku kam studiuar, por njëkohësisht edhe institucioni ku punoj. Fjalët që do ta përshkruanin më së miri atmosferën e jetës në UET janë: dinamizëm, risi, shkencë, përkushtim. Në lidhje me karrierën, studimet në UET më kanë ndihmuar në mënyrë të dyfishtë. Së pari, UET më ndihmoi të zbuloj se cili ishte profesioni që do të doja të kisha dhe së dyti, më dha mundësinë ta ushtroja këtë profesion. Para se të filloja studimet në UET, mund të them se ndodhesha në një udhëkryq: kisha studiuar për stomatologji dhe punoja në një organizatë humanitare. Dhe pikërisht atëherë kur duhej të merrja një vendim se ç’rrugë duhej të ndiqja, fillova studimet në UET për Shkenca Politike, dhe sot mbas 10 vitesh, punoj si pedagoge pikërisht aty ku fillova studimet 10 vite më parë”.

aida-mahoAida Maho: Burimet njerëzore, aseti më i çmuar i UET

Aida Maho punon si konsulente ligjore dhe paralelisht angazhohet si Eksperte Juridike për çështjet e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, në një forum vullnetar të shoqërisë civile. Është diplomuar me Summa Cum Laude në Drejtësi për nivelin “Bachelor” of Arts dhe më pas për nivelin “Master Shkencor” në profilin e Drejtë Biznesi. Znj. Maho ka ndjekur gjithashtu studimet për një “Master” të dytë në të Drejtë Korporatash në London School of Economics and Political Sciences. “Burimet njerëzore përbëjnë një nga asetet më të çmuara të një kombi dhe kontributi i tyre në zhvillimin e vendit është i padiskutueshëm. Në UET vlerësoj veçanërisht vizionin perëndimor dhe filozofinë e këtij institucioni, ku studenti dhe formimi i tij profesional e qytetar vendoset në qendër. Në kujtesën time ka mbetur shija e mirë e një universiteti me vlera dhe objektiva të lartë akademikë. Ajo që do të theksoja është stafi pedagogjik i zgjedhur dhe motivimi që i jepet studentit. Koha vërtetoi se studimet cilësore në UET ishin një bazë solide për të mundësuar realizmin e ambicieve të mëtejshme. Menjëherë pasi përfundova studimet “Master” në UET, vazhdova sërish studimet në një prej universiteteve më prestigjioze të botës. Tashmë në punë e kuptoj se sa e rëndësishme është të jesh i përgatitur mirë profesionalisht dhe të kesh vetëbesim edhe në çështjet më sfiduese. Faleminderit UET”.

merita-shalaMerita Shala: UET, serioziteti akademik

“Për momentin jam Dekane e fakultetit të Psikologjisë në Kolegjin AAB, si dhe profesoreshë në programet psikologji dhe shkenca sociale. Aktualisht, në sferën profesionale jam e angazhuar edhe si konsulente për zhvillimin dhe edukimin në fëmijërinë e hershme, në projektet e UNICEF dhe Save the Children. Është institucion që çdo ditë e më tepër ofron seriozitet akademik, programe mjaft atraktive dhe në përputhje me kërkesat e tregut, dhe si pikën e tij më të fortë ofron një staf shumë të përgatitur akademik. Programi i doktoratës në Shkenca Sociale dhe stafi përkatës, ofrojnë angazhim dhe zhvillim të vazhdueshëm, mundësi për rritje profesionale, mundësi shumë të mira për krijim të rrjeteve profesionale në të cilat ofrohen dhe ndahen arritjet e studentëve doktoralë, bashkëpunim dhe komunikim të shpejtë dhe efikas të udhëheqësve shkencorë me studentët. Duke qenë studimet e mia të dyta doktorale, doktoratura që kam zhvilluar në UET ka pasuruar dhe sfiduar më tej kërkesat dhe pritshmëritë e mia profesionale. Me përfundimin e këtyre studimeve, janë rritur mundësitë për zhvillim të mëtejmë dhe angazhim profesional në fushën e psikologjisë”.

isa-erbasIsa Erbas: Stafi akademik dhe përgjegjësitë e tyre

Unë jam lektor në Universitetin Beder dhe jap mësim në kurse të ndryshme si Aftësitë në Komunikim, Historia dhe kultura Britanike, Historia dhe Kultura Amerikane dhe Teoritë e mësimdhënies dhe të mësuarit. Gjithashtu kam marrë pjesë në konferenca dhe takime të ndryshme. Në të njëjtën kohë jam dhe zëvendësrektor tek universiteti Beder. Ka shumë gjëra për të thënë rreth UET-it. Së pari, personeli mikpritës i universitetit dhe i dashur ndaj studentëve. Së dyti, stafi akademik dhe administrativ janë të vetëdijshëm ndaj përgjegjësive që kanë kundrejt studentëve. Së treti, universiteti ka një staf me eksperiencë në institucione të ndryshme në Shqipëri dhe jashtë saj. Jam impresionuar shumë nga profesorët e mirëpërgatitur dhe lektorët e UET-it. Stafi akademik fokusohet shumë te zhvillimi dhe progresi i studentëve dhe janë të gatshëm t’i ndihmojnë ata studentë që kanë nevojë të mësojnë. Duke qenë një nga universitetet më të mira në Shqipëri, UET-i më ka ndihmuar shumë në karrierën time akademike. Së pari, më mundësoi të përfundoja programin e doktoraturës në kohën e kërkuar. Së dyti, më ka motivuar dhe inkurajuar që të përfshihesha në konferencat kombëtare dhe ndërkombëtare dhe të takoja njerëz nga e gjithë bota. Së treti, universiteti gjithashtu më ka dhënë mundësinë të shkruaj në gazeta kombëtare dhe ndërkombëtare. Këto janë të gjitha ato që kam arritur përmes UET-it”. Erbas ka studiuar Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Shkenca Politike (Dr.) Diplomuar më 2015.

blerta-aliuBlerta Aliu: Korporatë vlera-krijuese me një përgjegjësi të lartë sociale

“Aktualisht, jam pedagoge në departamentin e së Drejtës Private në UET, ku prej një viti, kam marrë gradën ‘Doktor Shkencash’. Që në përfundim të ciklit “Master”, kur nisa punën si asistente pedagoge, jam angazhuar në lëndë si: e drejta tregtare, e drejta e punës dhe sigurimeve, çështje të së drejtës ekonomike. Momentalisht, përtej mësimdhënies, në punën si kërkues shkencor jam pjesë e projektit të Rrjetit Europian të Drejtës së Punës (European Labour Law Network), që lidhet me “Format e reja ligjore të punësimit”. Pikënisja ime në UET daton që në ditët e para të themelimit, si studente e brezit të parë. Fillimet në çdo punë janë të vështira, por puna në universitete si i yni është kaq intensive, e fuqishme, e megjithëse ciklet përsëriten, nuk është monotone, sjell të reja çdo vit. Përtej faktit që unë vlerësoj shumë gjëra, kritikoj po aq të tjera, sepse gjatë procesit të rritjes është domosdoshmëri përmirësimi i vetvetes. Por, nëse do flisja në terma më teknikë e juridikë, në tërësi, e shoh UET-in si korporatë vlera-krijuese me një përgjegjësi të lartë sociale. Do ndiej gjithmonë mirënjohje për njerëzit që punojnë në UET, që më kanë dhënë dijen, kurajën e forcën”.

dorian-leskovikuDorian Leskoviku: Plotësues i karrierës

“Aktualisht, jam Jurist, Drejtoria e Inspektimit Juridik, pranë IKMT (ish-INUK) Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit. Përveç kësaj, jam doktorant pranë Universitetit të Tiranës, në fazën e finalizimit të temës time të doktoratës. UET ka qenë komplementar në studimet e mia. Pasi kam përfunduar studimet në Fakultetin e Drejtësisë, UT, sistemi 4-vjeçar, me rezultate shumë të mira dhe mesatare 9.8, vijova studimet në UET në nivelin MND (Master i Nivelit të Dytë) pranë Fakultetit Juridik, që e kam përfunduar me rezultate maksimale (10). Siç e përmenda më sipër, qasja ka qenë pozitive në nivelin MND që unë kam ndjekur në UET, Fakulteti Juridik. Ka qenë një mundësi e mire për të thelluar njohuritë e mia në fushën e të drejtës kushtetuese dhe administrative, për të pasur një qasje sa më praktike me zhvillimet ligjore dhe institucionale. Po ashtu kam pasur pedagoge mjaft të mirë që më kanë dhënë mësim dhe në tërësi ka qenë një mjedis miqësor për ne studentet e MND. Diploma MND ka qenë një mundësi për të vijuar me doktoraturën që aktualisht po e finalizoj në UT. Po ashtu edhe një mundësi më tepër në pozicionin aktual ku punoj apo edhe në pozicione të mëparshme në administratën publike, si një pjesë e vlerësimit dhe bonusit për efekt të pagës dhe pozicioneve të ndryshme që kam mbajtur”.

irena-lavdariIrena Lavdari: UET, nxitës dhe motivues

“Aktualisht, që prej Janarit të vitit 2014, jam e angazhuar si Përgjegjëse Sektori për Edukimin dhe Marrëdhëniet me Publikun në Drejtorinë Rajonale Tatimore Tiranë. Unë dhe një pjesë e kolegëve të mi i përkasim, brezit të parë të studentëve të diplomuar në UET. Në këtë kuptim, jemi bashkudhëtarë dhe dëshmitarë të përpjekjeve të vazhdueshme, arritjeve dhe mbështetjes që i kemi dhënë njëri-tjetrit. Në mënyrë të padiskutuar që studimet në UET, kanë shënjuar karrierën time akademike. Nga i gjithë rrugëtimi 10-vjeçar në UET, do të veçoja dhënien e mundësisë për të qenë pjesë e stafit akademik në Departamentin e së Drejtës Civile të Fakultetit Juridik, puna dhe bashkëveprimi i përditshëm me kolegët e këtij departamenti e ka bërë më të lehtë jo vetëm rritjen time profesionale, por dhe kapacitetin tim human dhe intelektual”.

albana-tushaAlbana Tusha: Zhvillim profesional falë masterit

“Studimet Master në UET ishin një arritje mjaft e rëndësishme për mua personalisht, por edhe për zhvillimin tim profesional. Njohuritë teorike dhe ato praktike inkurajuan, nxitën dhe zhvilluan tek unë të menduarin kritik, kreativ dhe konstruktiv. Studimet Master më plotësuan profesionalisht dhe më ndihmuan për të ecur përpara në karrierën time profesionale. UET-i të krijon mundësinë për të marrë pjesë dhe për t’u ndjerë i rëndësishëm në fushat përkatëse. Arsyeja pse zgjodha UET? Shumë e thjeshtë…. Politikat e UET-it ndjekin zhvillimin dhe promovimin e gjithsecilit, duke i dhënë një theks të veçantë planifikimit të karrierës, referuar aftësive, mundësive, vlerave, personalitetit dhe interesave të gjithsecilit. Nga ana tjetër, UET ofron mundësi për një mësimnxënie cilësore dhe komode (bibliotekë e pasur, laboratorë, auditorë modernë e bashkëkohorë e mjaft shërbime të tjera). Por mbi të gjitha, UET është shndërruar në një pikë referimi në arsimin e lartë, falë një stafi akademik mjaft të kualifikuar, të përgatitur e të përkushtuar, të cilët me punën e tyre tërheqin shumë studentë duke i bërë të ndihen mirë dhe të jenë pjesëmarrës aktivë jo vetëm në auditor, por edhe në shoqëri. Faleminderit UET, për zhvillimin tim të mëtejshëm profesional, për rritjen e njohurive dhe aftësive metodologjike e mbi të gjitha për njohuritë e thelluara në një profil më të ngushtë të fushës së edukimit. Nëse do të më duhej të zgjidhja për vazhdimin e një programi tjetër studimesh, pa dyshim që zgjedhja ime do të ishte përsëri “UET”.

Shkruar Nga
More from revista mapo

Data e zgjedhjeve në Dibër përplas PS me Nishanin

Dy interpretime të ndryshme mbi hyrjen në fuqi të vendimit të Gjykatës...
Read More