Uji i shenjtë i gadishullit Yucatán, traditë e fisit Maja

Vetëm pak kilometra larg nga Valladolidi, në gadishullin Yucatan gjendet një peisazh përplot me vrima natyrore të madhësive të ndryshme, që çojnë tek uji i kthjellët nëntokësor, me ngjyrë të kaltër-gjelbër, të cilin dikur Majat e konsideronin të shenjtë.

Yucatan 1

Picture 1 of 15

Përveç pamjes atraktive, vrimat natyrore në këtë rajon të Meksikës kanë edhe një histori interesante. Majat, populli që jetonte në këtë gadishull para kolonializmit, besonin se këto vrima çonin në jetën e përtejme, prandaj për këtë arsye ata hidhnin në to gjësende me vlerë.

Sipas disa legjendave thuhet se ata flijonin edhe njerëz. Meqë arkeologët në fillim të shekullit të 20-të kanë hulumtuar pothuajse të gjitha këto vrima natyrore dhe tunele, janë shumë të vogla gjasat për të gjetur ndonjë objekt të vlefshëm të lënë nga Majat. Por në vend të kësaj, këtu mund të përjetohet diçka edhe më e mirë noti në ujin nëntokësor të kthjellët si kristali, të rrethuar nga stalaktite të bukura dhe rrezet e shndritshme të diellit të cilat depërtojnë nëpërmjet hapjeve në sipërfaqe.

Shkruar Nga
More from Revista User

Vlonjati bën për spital gruan e vëllait, arrestohet

Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 53-vjeçar me akuzën e...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.