Ujku i Uoll Stritit? Historia befasuese e një skandali…

Ndaj dy ish-bankierëve të Goldman Sachs dhe një financieri malajzian, i quajtur Jho Low, janë ngritur akuza në SHBA në lidhje me një prej skandaleve financiare më të mëdhenj në botë.

Departamenti amerikan i Drejtësisë dyshon se ata kanë marrë pjesë në një skemë që vodhi miliarda dollarë nga një fond zhvillimi në Malajzi, i quajtur 1MDB.

Një nga bankierët e Goldman Sachs e ka pranuar fajin. Tjetri është arrestuar.

Kurse Low është në arrati. Ai ka mohuar akuzat që i janë ngritur në Malajzi, duke thënë se nuk beson se do i bëhet një gjyq i drejtë atje.

BBC kontaktoi bankën Goldman Sachs për një koment. Kompania, e cila ka fituar 600 milionë dollarë në pagesa nga puna me 1MDB në të shkuarën, thotë se po bashkëpunon me hetimin.

Autoritetet hetimore thonë se miliarda dollarë janë zhvatur nga fondi shtetëror për të blerë vepra arti, prona, një avion privat- madje edhe për të financuar filin “Ujku i Uoll Stritit” me Leonardo DiCaprio.

Skandali solli hetime në mbarë botën dhe ndikoi në humbjen e zgjedhjeve në Malajzi nga ish-kryeministri Najib Razak, që akuzohet se ka marrë 700 milionë dollarë nga fondi që ka ngritur vetë.

Ai është nën akuzë për korrupsion, abuzim me pushtetin dhe thyerje të besimit. Gruaja e tij akuzohet për pastrim parash. Të dy kanë mohuar akuzat.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Horoskopi i javës, 30 prill deri 6 maj

    Ky është parashikimi i shenjave të horoskopit për këtë javë....
Read More