Ultimatumi Ramës: Keni 90 ditë kohë për të paguar ujin, ndryshe do dënoheni

Kryeministri Edi Rama prezantoi projektin për furnizimin normal me ujë të pijshëm të popullatës, duke paralajmëruar se do të merren masa të rënda ndaj të gjithë abonentëve të cilët kanë lidhje të paligjshme, apo nuk kanë paguar faturat e ujit të pijshëm.

Pasi ka bërë një rezyme të gjendjes aktuale, të trashëguar në 30 vitet e fundit Rama prezantoi projektin që do të aplikohet në 300 ditët në vijim.

“Ne kemi ndërtuar një plan operacional dhe duam që së bashku t’i përvishemi një pune kolosale për të dalë nga ky pozicion për vendin dhe poshtërues për konsumatorët familjarë”-tha Rama.

Kryeministri ka paralajmëruar mbi masat që do të merren për të gjithë abonentët, familjarë apo biznese që shkelin ligjin dhe vjedhn ujin e pijshëm. “I bëj thirrje publike të gjithë atyre që furnizohen me ujë në rrugë të paligjshme që kanë 90 ditë kohë të përmirësojnë situatën e tyre.

Vjedhja e ujit apo energjisë njësosj si çdo vjedhje tjetër dënohet penalisht. Në bashkëpunim me bashkinë, policinë e shtetit ne do të fillojmë menjëherë prerjen e lidhjeve të paligjshme, por kjo nuk do të shoqërohet me penalizim.

Në këtë mënyrë abomenti ka 90 ditë kohë që të lidhë kontratat përkatëse. Ne duam që brenda 300 ditëve të para të qeverisjes të pajisim me matësa të gjithë ata që duan të rregullohen”-deklaroi Rama.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Mimoza Ahmeti: Kopshtijet e Monesë

Si të mos mjaftonin tablotë në mure, të mëdhaja në shtrirje, befas...
Read More